Home / Lajme / Maqedoni / Përurohet një pjesë e investimeve të fazës së dytë në komunën e Gostivarit

Përurohet një pjesë e investimeve të fazës së dytë në komunën e Gostivarit

23 nëntor-Komuna e Gostivarit, do të vazhdojë të jetë model i tolerancës ndëretnike, ndërfetare dhe ndërkulturore dhe si model të cilin do të duhet edhe qeveria qendrore ta zbatojë, e pse jo edhe vendet e rajonit”, tha në fund të fjalimit të tij kryetari Osmani.

Me një solemnitet rasti, në prezencë të qindra qytetarëve, këshilltarëve komunalë dhe përfaqësuesve të institucioneve lokale, sot para objektit të Komunës, u promovuan një pjesë e projekteve kapitale të realizuara në fazën e dytë të Programit investiv për vitin 2012 në bërthamën e qytetit.

Me prerjen e shiritit, kryetari Rufi Osmani i shoqëruar nga sekretari Naxhi Xhelili dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, në mënyrë simbolike e hapi rrugën e rikonstruktuar plotësisht para objektit komunal si dhe rrugët tjera të riasfaltura në bërthamën e qytetit, që paraqesin një tërësi të përbashkët.

“Të nderuar qytetarë, të gjithë ju që jeni njerëz të vullnetit të mirë, ju falënderoj shumë për këtë prezencë. Sot është një moment i veçantë, andaj dëshiroj që me të gjithë ju të ndajmë një gëzim të përbashkët, respektivisht të promovojmë një gëzim të veçantë dhe që ja ka ndryshuar pamjen qytetit jo vetëm rrugës para komunës dhe rrugëve tjera që na rrethojnë, shëtitoren e cila është në ndërtim e sipër dhe shumëçka që do ta karakterizojë këtë mandat që e kemi qeverisur së bashku”, theksoi Osmani në fjalimin tij, për të vazhduar “Për rreth komunës kemi investuar 23 milion denarë, kemi asfaltuar rreth 13 mijë metra katrorë, kemi shtruar 2500 m2 sipërfaqe rrugore, te financuara tërësisht nga buxheti i komunës . Ajo që është me rëndësi, me këto investime ne lëshojmë edhe një mesazh i cili tejkalon vlerat e investimeve materiale klasike dhe gërsheton në vete elemente mjaft cilësore ekologjike dhe urbanistike”.

Kryetari i komunës ë Gostivarit, falënderoi bashkëpunëtorët, administratën komunale, ndërmarrjen publike dhe institucionet tjera lokale për suksesin e arritur. “Sot mund të konstatojmë se Komuna e Gostivarit është një komunë lider në investimet kapitale, në menaxhim me sukses të resurseve njerëzore, në thithjen e investimeve nga fondet e jashtme, në luftën e pakompromis kundër korrupsionit. Sot komuna e Gostivarit merret si një model të cilin institucionet ndërkombëtare si Banka botërore, KfW banka dhe fondacione dhe institucione të tjera nga bota e jashtme ua rekomandojnë të gjitha komunave në vend dhe në botën e jashtme” theksoi Osmani dhe shtoi “Dëshiroj të argumentoj se projeksionet tona buxhetore, programi ynë i cili nuk është vetëm njëvjeçar por katërvjeçar, në mbi 90% është realizuar me sukses. Idenë e bumit investiv që e promovova në fillim të këtij viti, mund të them me kompetencë se e realizojmë me 95%”.

Duke shprehur falënderime për besimin, përkushtimin dhe angazhimin, kryetari osmani njoftoi të pranishmit se Gostivari në vitet në vijim do të jetë një shembull pozitiv, jo vetëm në drejtim të investimeve kapitale në infrastrukturë, por edhe në ekonomi dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Komuna e Gostivarit, do të vazhdojë të jetë model i tolerancës ndëretnike, ndërfetare dhe ndërkulturore dhe si model të cilin do të duhet edhe qeveria qendrore ta zbatojë, e pse jo edhe vendet e rajonit”, tha në fund të fjalimit të tij kryetari Osmani.

Ndryshe, në fazë të realizimit janë disa projekte në territorin e komunës së Gostivarit, si në qytet ashtu dje në vendbanimet rurale

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *