Home / Lajme / Maqedoni / PREJ SOT PAJISJET DIMËRORE TË OBLIGUSHME

PREJ SOT PAJISJET DIMËRORE TË OBLIGUSHME

Prej sot hyn në fuqi obligimi ligjor për posedim të pajisjeve dimërore në automjete.

Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë informojnë se obligimi vlen pa marrë parasysh situatën momentale.

Me pajisje dimërore nënkuptohen gomat për përdorim dimëror të rrotave lëvizëse, gjegjësisht pneumatikë radialë në të gjitha rrotat apo pneumatikë me profil veror, thellësia e hapësirës së tyre arrin 4 mm, nëse në automjetin në pajisjet ka zinxhir për rrotat lëvizëse, ndërsa për autobusët dhe automjetet transportuese edhe lopatë.

Obligimi ligjor për mbajtjen e pajisjeve dimërore në automjetet do të zgjatë deri më 15 mars të vitit të ardhshëm.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *