Home / Lajme / Maqedoni / Presidenti Ivanov ka zhvilluar bisedë telefonike me sekretaren amerikane të SHBA-së, Klinton

Presidenti Ivanov ka zhvilluar bisedë telefonike me sekretaren amerikane të SHBA-së, Klinton

3 nëntor-Të gjithë dëshirojnë t’u shohin në NATO sa më shpejt dhe sinqerisht shpresoj se do të mënjanohet pengesa e vetme dhe se do të gjendet zgjidhje e denjë dhe praktike për problemin me emrin. Jemi të gatshëm të ndihmojnë”, tha sekretarja amerikane e Shtetit, Klinton.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov mbrëmë vonë ka zhvilluar bisedë telefonike me sekretaren amerikane të Shtetit, Hilari Klinton me kërkesë të saj.

Klinton shprehu kënaqësi nga raportet e shkëlqyera dypalëshe mes SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë.

“Partneriteti me Republikën e Maqedonisë për ne është shumë i rëndësishëm dhe jemi falenderuese për kontributin, të cilin e jepni për ISAF-in”, theksoi sekretarja e Shtetit, Klinton, kumtoi sot Kabineti i presidentit Ivanov.

Dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer opinione dhe informacione për gjendjen në rajonin e EJL-së.

Presidenti Ivanov ka theksuar se vetëm integrimi i shpejtë euroatlantik i të gjitha vendeve nga rajoni mund të sjellë stabilitet të përhershëm, siguri dhe prosperitet.

“Mbështetja juaj në drejtim të një hapi përpara në zhbllokimin e integrimit në BE është me rëndësi kyçe dhe e respektojmë lartë mesazhin tuaj nga Çikagoja”, theksoi presidenti i Maqedonisë me këtë rast duke theksuar se çfarë rëndësie për Republikën e Maqedonisë, por edhe për mbarë rajonin paraqet zhbllokimi i integrimti euroatlantik.

Sekretarja amerikane e Shtetit Klinton theksoi se SHBA-ja është dhe do të mbetet partnere e Republikës së Maqedonisë, se edhe sikur deri më tani do t’i ndihmojnë qëllimet strategjike të Republikës së Maqedonisë.

Të gjithë dëshirojnë t’u shohin në NATO sa më shpejt dhe sinqerisht shpresoj se do të mënjanohet pengesa e vetme dhe se do të gjendet zgjidhje e denjë dhe praktike për problemin me emrin. Jemi të gatshëm të ndihmojnë”, tha sekretarja amerikane e Shtetit, Klinton.

Presidenti Ivanov thejksoi se gjetja e zgjidhjes së përbashkët të pranueshme do të ishte në dobi të përbashkët dhe mirë për dy vendet fqinje.

“Republika e Maqedonisë merr pjesë në mënyrë aktive dhe konstruktive në procesin që zhvillohet në KB dhe ne jemi të gatshëm për zgjidhje të përbashkët të pranueshme në të cilën nuk do të ketë fitues dhe dështues”, theksoi presidenti i Maqedonisë, Ivanov

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *