Home / Lajme / Rajon / Presidenti Nishani dekoron tre figura të shquara të historisë kombëtare

Presidenti Nishani dekoron tre figura të shquara të historisë kombëtare

26 nëntor-Gjatë ceremonive të dekorimit u fol dhe u vlerësuar veprimtaria dhe kontributi i Haxhi Zekës, Myfit Bej Libohovës dhe Mehmet Pashë Dërrallës.

Kreu i shtetit shqiptar, Bujar Nishani ka dekoruar me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” (pas vdekjes) tre figura të shquara të historisë kombëtare: Haxhi Zekën, Myfit Bej Libohovën dhe Mehmet Pashë Dërrallën. Në ketë 100-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, presidenti nderoi udhëheqësin e shquar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, luftëtarin dhe organizatorin e kryengritjeve popullore antiosmane në Kosovë, Haxhi Zekën. Pas vdekjes u dekorua edhe ish-kryeministri i Shqipërisë gjatë viteve 1913-’14, një nga pinjollët e shquar të trevës së Libohovës, Myfit Bej Libohovën.
Me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” kryetari i shtetit shqiptar nderoi edhe Mehmet Pashë Dërrallën.
Duke nderuar këto figura të shquara të kombit shqiptar tha Nishani vlerësojmë epokën e atyre momenteve të Shqipërisë, e cila u lidh pazgjidhshmërisht me kontributin e këtyre burrave të mëdhenj.
Gjatë ceremonive të dekorimit u fol dhe u vlerësuar veprimtaria dhe kontributi i Haxhi Zekës, Myfit Bej Libohovës dhe Mehmet Pashë Dërrallës.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *