Home / Lajme / Maqedoni / Promovimi i aktiviteteve për shënimin e ‘Javës për përkujdesje të personave të moshuar’

Promovimi i aktiviteteve për shënimin e ‘Javës për përkujdesje të personave të moshuar’

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski, sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Maqedonisë Sait Saiti dhe kryetari i Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë Dragi Agirovski sot do të mbajnë takim me gazetarët ku do të promovohen aktivitetet me rastin e “Javës për përkujdesje të personave të moshuar”.

Shënimi i “Javës për përkujdesje të personave të moshuar” që tradicionalisht zbatohet në javën e tretë të muajit nëntor (19 – 25 nëntor të vitit 2012) nën moton “NE duam, JU dini, SË BASHKU mundemi!” ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së popullatës për të drejtat e personave të moshuar, si dhe përkujdesjen dhe ndihmën e duhur të personave të moshuar.

“Java për përkujdesjen e personave të moshuar” është në organizim të Trupt koordinativ nacional për ndjekjen dhe evaulimin e implementimit të Strategjisë nacionale për persona të moshuar 2010-2020, ndërsa mbështetet nga Kryqi i Kuq austriak, Agjencia austriake për zhvillim dhe EVN Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *