Home / Lajme / Maqedoni / Promovohen tre portale për përmirësimin e konkurrencës së kompanive të Maqedonisë

Promovohen tre portale për përmirësimin e konkurrencës së kompanive të Maqedonisë

2 nëntor-“Agjencia do të përpiqet që në kohë të sigurojë informacione tregtare për trendet e disa tregjeve evropiane të cilat do ta lehtësojnë procesin e vendimmarrjes afariste të eksportuesve vijues dhe potencial nga vendi jonë”, tha Fida.

Biznes sektori në Maqedoni prej sot do të ketë qasje më të lehtë deri te informacionet e domosdoshme për përmirësimin e konkurrencës. Këtë e mundësojnë tre portalet e reja www.konkurentnost.mk, www.ener.gov.mk dhe www.investiinmacedonia.com/export që sot i promovoi Projekti i USAID-it për zhvillimin e investimit dhe eksportit.

Portalet janë përpunuar në bashkëpunim me ministrinë e Ekonomisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Agjencinë për investime të huaja dhe promovimin e eksportit.

Ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini i bëri thirrje biznes sektorit në mënyrë maksimale ta shfrytëzojë portalin www.konkurentnost.mk, i cili, siç tha, është krijuar pikërisht për ta.

Portali, theksoi, siguron sistem transparent, shqyrtues, të sistematizuar dhe më të thjeshtë për informimin e bashkësisë afariste për të gjitha programet dhe masat për nxitjen e konkurrencës, por edhe kushtet dhe procedurat për aplikim, të gjitha thirrjet e publikuara në të gjitha ministritë dhe institucionet shtetërore, dokumentet strategjike dhe shumë informacione, materiale dhe linqe të tjera të dobishme. Krahas kësaj, siguron edhe informacione të cilat kanë qasje të lehtë për Fondet evropiane, projektet në të cilat mund të aplikojnë subjektet afariste të Maqedonisë, si dhe informacione për shumicën e projekteve donatoriale të cilat janë aktive në vend.

“Krijimi i ekonomisë konkurrente i bazuar në frymën sipërmarrëse, inovacionet dhe njohuritë e orientuara drejt eksportit është një prej prioriteteve kryesore të Republikës së Maqedonisë”, tha Saraçini.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski tha se vendosja dhe shfrytëzimi nga ana e palëve të involvuara të portalit www.ener.gov.mk është me rëndësi të madhe për procesin e përgjithshëm të konsultimeve dhe përgatitjen e rregullativës dhe prandaj është shumë i rëndësishëm perfeksionimi dhe zhvillimi i tij.

Portali, shtoi, dedikohet për informimin elektronik të qytetarëve, organizatave joqeveritare, odave ekonomike, biznes asociacioneve, personave juridik, përfaqësuesit e Qeverisë dhe sektorëve të ministrive në të cilat punojnë në rregullativa të reja. Ndihmon në zbatimin e konsultimeve kohore dhe konsultimet e koordinuara me opinionin përmes dorëzimit të propozimeve, mendimeve dhe vërejtjeve nga palët e involvuara.

Drejtori i Agjencisë për investime të huaja dhe promovimin e eksportit Visar Fida theksoi se qëllimi i portalit www.investiinmacedonia.com/export është t’i lidh eksportuesit e Maqedonisë me klientët potencial jashtë vendit.

Në të, potencoi çdo kompani e interesuar për eksport mund t’i shënojë të dhënat dhe parametrat bazë lidhur me punën e saj dhe prodhimet dhe shërbimet të cilat dëshiron dhe ka potencial t’i eksportojë. Njëherësh mundëson që kompanitë rregullisht të mund të marrin informacione lidhur me aktivitetet eksportuese të Agjencisë për investime të huaja dhe promovimin e eksportit.

“Agjencia do të përpiqet që në kohë të sigurojë informacione tregtare për trendet e disa tregjeve evropiane të cilat do ta lehtësojnë procesin e vendimmarrjes afariste të eksportuesve vijues dhe potencial nga vendi jonë”, tha Fida.

Ambasadori amerikan në Maqedoni, Poll Uollers tha se sot tre portalet e promovuara janë në drejtim të përmirësimit të konkurrencës së ekonomisë së Maqedonisë dhe sigurimin e shërbimeve përkatëse të kompanive me orientim eksportues. TV KOHA-Tetovë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *