Home / Lajme / Maqedoni / Promovohet monografia “Flamurtari i shqiptarisë”

Promovohet monografia “Flamurtari i shqiptarisë”

24 nëntor-Sipas tij, libri është mirënjohje e një brezi të ri për “heroin e heshtur” që jetën e vuri në shërbim të idesë siç është formësuar në Dekalogun e famshëm, pa kërkuar, sikurse thonë autorët e librit, “shpërblim e lavd për bëmat e tij, por qetësisht dhe me tërë qenien i dorëzohet hullisë që ka ndjekur, që në formën më origjinale përfaqëson rrugëtimin moral të idesë shqiptare”.

Është promovuar të enjten, monografia “Flamurtari i shqiptarisë” mbi figurën e njërit nga protagonistët e brezit historik të Ballit Kombëtar, Hafëz Jusuf Azemit nga fshati Dobrosht i Tetovës. Autorë të kësaj monografie janë Bardhyl Zaimi dhe Gëzim Sulejmani. Në këtë sprovë për një jetëshkrim, nëpërmjet shumë momenteve nga itinerari mbi 50 vjeçar i përkushtimeve atdhetare ravijëzohet figura dhe trajektorja kombëtare e Hafëz Jusuf Azemit, i cili mbetet protagonisti më i denjë i Dekalogut moral të Mid’hat Frashërit.
Recensenti i librit, Prof.Dr. Salajdin Salihu, gjatë këtij promovimi tha se“Flamurtari i shqiptarisë” është libër ku është dendësuar esenca e një jete të mbushur me përpjekje, sfida e sakrifica për kombin.

“Një libër me magji gjuhësore që është dëshmi dhe rrëfim i Njeriut që beson pambarimisht te ideja apo sistemi i ideve që ngritën mbi një bazament kulturor dhe që e dëshiron shqiptarin, sikurse thotë Mit’hat Frashëri, të jetë faktor qytetërimi në Ballkan; të jetë i pasur moralisht dhe ekonomikisht; të përmend kombin me nderim e lëvdatë; të ketë durim dhe metodë në punë; të jetë larg dëshpërimit dhe zemërimit; t’i japë vlerë jetës së njeriut; të flak përtacinë dhe harbutërinë e trashëguar nga mendësia anadollake” tha Salihu.

Sipas tij, libri është mirënjohje e një brezi të ri për “heroin e heshtur” që jetën e vuri në shërbim të idesë siç është formësuar në Dekalogun e famshëm, pa kërkuar, sikurse thonë autorët e librit, “shpërblim e lavd për bëmat e tij, por qetësisht dhe me tërë qenien i dorëzohet hullisë që ka ndjekur, që në formën më origjinale përfaqëson rrugëtimin moral të idesë shqiptare”.

Monografia “Flamurtari i shqiptarisë” është botuar me mbështetjen e komunës së Tetovës në kuadër të projektit “ 100 vjet pa Shqipërinë” për kremtimin e njëqindvjetorit të themelimit të shtetit shqiptar.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *