Home / Lajme / Maqedoni / Promovohet monografia kushtuar Llacës

Promovohet monografia kushtuar Llacës

21 nëntor- “Shumë fshatrave u mungon monografia, pra hezitohet të shkruhet për vendbanimet shqiptare. Kjo është monografia e dytë që e kam punuar, e para ka qenë kushtuar fshatit Sellcë, ndërsa tash Llacës.

Është promovuar të dielën monografia kushtuar fshatit Llacë të Tetovës, me autor Qazim Kurtishi-Arnori. Monografia e titulluar “Llaca në rrjedhën e motive”, jep hollësi mbi vendosjen e popullatës në këtë fshat malor, të dhëna për prejardhjen e emrit, relievin, traditat, zakonet etj.

Autori Qazim Kurtishi, tha se këtë monografi e ka përgatitur me dëshirën që të ngel diçka për brezat e ri për këtë fshat.

“Shumë fshatrave u mungon monografia, pra hezitohet të shkruhet për vendbanimet shqiptare. Kjo është monografia e dytë që e kam punuar, e para ka qenë kushtuar fshatit Sellcë, ndërsa tash Llacës.

Monografia kërkon një punë të madhe dhe për këtë duhet që gjerenatat e reja t`i përvishen punës që çdo vendbanim të ketë një libër të këtillë”, tha Kurtishi. Ai është shprehur se është I gatshëm që të ndihmojë të gjithë ata që dëshirojnë që në të ardhmen të shkruajnë monografi për vendbanimet e tyre.

Ndërkaq, redaktori i librit fatmir Sulejmani, u shpreh se autori sjell të dhëna dhe dëshmi të rralla rreth të vërtetave historike të fshatit Llacë dhe të banorëve të tij të dikurshëm.

“Autori flet edhe për prezencën shqiptare në këtë lokalitet, për të cilin historianët nuk e kanë thënë akoma fjalën e tyre, duke u bëeë kësisoj vend spekulimeve të ndryshme në qendër të cilave është se gjoja e kaluara e vendbanimit në fjalë nuk është shqiptare”, tha Sulejmani. Në promovim folën edhe recenzenti i librit Salajdin Saliu dhe historiani Vebi Xhemaili.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *