Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria e pranoi propozimin e pensionistëve – rritje lineare e pensioneve për 550 denarë

Qeveria e pranoi propozimin e pensionistëve – rritje lineare e pensioneve për 550 denarë

1 nëntor-“Rritje do të bëhetë në mënyrë që pagesa e pensioneve për shkurtin e vitit 2013 do të rritet për pesë për qind dhe kështu shuma e marrë do t’i ndahet numrit të përgjithshëm të shfrytëzuesve të pensionit. me këtë masë do të përfshihen shfrytëzuesit e pensionit të cilët të drejtën e realizojnë përfundimisht me shkurtin e vitit 2013”, tha ministri Ristovski.

Të gjithë pensionistëve do t’u rritet pensioni i shkurtit për 550 denarë, pasi Qeveria e pranoi propozimin e Lidhjes së shoqatave të pensionistëve rritjen e paralajmëruar të pensioneve për pesë për qind t’u dedikohet gjithë shumës së pensioneve të paguara në atë muaj dhe pastaj t’i ndahet në mënyrë lineare, gjegjësisht në mënyrë të barabartë çdo pensionisti.

Siç shpjegoi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski vendimi i këtillë është marrë me propozim të lidhjes së pensionistëve, i cili ka bërë shqyrtim në të gjitha shoqatat e pensionistëve, anëtarët e të cilave kanë menduar se mënyra e këtillë e rritjes është më korrekte dhe do t’u ndihmojë edhe atyre pensionistë me pensione më të ulta, të tilla në vend janë rreth 180 mijë.

“Rritje do të bëhetë në mënyrë që pagesa e pensioneve për shkurtin e vitit 2013 do të rritet për pesë për qind dhe kështu shuma e marrë do t’i ndahet numrit të përgjithshëm të shfrytëzuesve të pensionit. me këtë masë do të përfshihen shfrytëzuesit e pensionit të cilët të drejtën e realizojnë përfundimisht me shkurtin e vitit 2013”, tha ministri Ristovski.

Kjo rritje prej 5 për qind do të realizohet, pasi paraprakisht në fillim të vitit pensionet do të harmonizohen me rritjen e pagave dhe shpenzimet e jetesës, me të cilën pensionet do të rriten për 2 për qind. Kjo do të thoshte se pensionet do të rriten për rreth 7 për qind.

Kjo masë ka qenë një prej dy opsioneve të mundshme për të cilët ka menduar Qeveria. Që të dytë kanë implikime identike fiskale lidhur me buxhetin.

Shtoi se Qeveria do të punojë në mbajtjen e sistemit stabil pensional dhe siguri materiale të qytetarëve në pleqëri dhe pagesë me kojë e pensioneve të rritura.

Kryetari i shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë Dragi Agirovski është i kënaqur nga masa, për të cilën siç thotë janë angazhuar duke pasur parasysh mendimin e shumicës së pensionistëve

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *