Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria e vërtetoi Propozim buxhetin për vitin 2013

Qeveria e vërtetoi Propozim buxhetin për vitin 2013

3 nëntor-“Propozim-buxheti për vitin 2013 është realisht i planifikuar dhe paraqet përgjigje adekuate të krizës evropiane dhe ngjarjet në Eurozonë”, tha në konferencën e sotme për shtyp zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë mbrëmë në seancë e miratoi Propozim buxhetin për vitin 2013.

Në Propozim-ligj të ardhurat e përgjithshme janë parashikuar në 147 miliardë e 957 milionë denarë, ndërsa të dalat e përgjithshme në 165 miliardë e 652 milionë denarë, me atë që deficiti buxhetor është projektuar në 3,5 për qind nga Bruto prodhimi vendor.

Buxheti për vitin 2013 është projektuar në parashikim në 2 për qind rritje të BPV-së, inflacion prej 3,5 përqindëve dhe bruto investim prej 6 përqindëve.

“Propozim-buxheti për vitin 2013 është realisht i planifikuar dhe paraqet përgjigje adekuate të krizës evropiane dhe ngjarjet në Eurozonë”, tha në konferencën e sotme për shtyp zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski.

Ai theksoi se supozimet e planifikuara makroekonomike janë se ekonomia e Maqedonisë gjatë vitit të ardhshëm do të realizojë rritje mesatare të aktivitetit të Bruto prodhimit vendor prej rreth 2 për qind që është me e lartë nga rritja e mesatares në Eurozonë, por është më pak, theksoi nga rritja potenciale e ekonomisë së Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *