Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria me protestë dhe dënim deri te euroambasadori Orav për përdorimin e termit ‘sllavomaqedonas’

Qeveria me protestë dhe dënim deri te euroambasadori Orav për përdorimin e termit ‘sllavomaqedonas’

Duke u nisur nga nevoja që të qetësohet valëzim në një vend ose tjetër, ndërsa madje valëzimet edhe të krijohen me sjelljen e këtillë, duhet të jesh i vetëdijshëm se nuk mund të arrihen rezultate.

Lidhur me përdorimin e termit “sllavomaqedonas” nga ana e ambasadorit Orav, Qeveria e Republikës së Maqedonisë konsideron se marrëdhënie e këtillë nuk kontribuon drejt zgjidhjes së çështjes së hapur të cilën vendi ynë e ka me fqinjin jugor, dhe shprehim mosmarrëveshje të fuqishme, protestë dhe dënim për këtë.

“Në qoftë se kjo është ide e dikujt me sjellje të ndryshme të përfaqësuesve të caktuar Komisioni Evropian për një moment që na pëlqejë neve duke e përdorur temin ‘maqedonas’, ndërsa në moment tjetër t’i pëlqejë fqinjve tanë duke e përdorur termin ‘sllavomaqedonas’, duhet të jetë i vetëdijshëm se me sjellje të këtillë aspak nuk kontribuon drejt zgjidhjes së çështjes së hapur”, thuhet në kumtesën e sotme nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Krahas asaj që me sjelljen e këtillë futet huti në proces, krijohet edhe problem kryesor se duke u sjellur kështu dhe duke mos iu përmbajtur parimeve në sjelljen e saj, dhe me jokonsekuenca të këtilla, nuk krijohet terren për rezultat nga proceset. Duke u nisur nga nevoja që të qetësohet valëzim në një vend ose tjetër, ndërsa madje valëzimet edhe të krijohen me sjelljen e këtillë, duhet të jesh i vetëdijshëm se nuk mund të arrihen rezultate.

Qeveria i vlerësoi përpjekjet e Komisionit Evropian në procesin e zgjerimit, por, siç thuhet, apelon për sjellje parimore nga të gjithë përfaqësuesit e saj lidhur me këtë çështje për ne jashtëzakonisht të rëndësishme

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *