Home / Sport / Raiola: Ronaldo mund të luajë me Ibrën

Raiola: Ronaldo mund të luajë me Ibrën

Mino Raiola, agjenti i sulmuesit të Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic, ka deklaruar se klienti i tij mund të luajë në të njëjtin ekip me Cristiano Ronaldon pa ndonjë problem.

“Jam i bindur se Zlatan dhe Cristiano mund të arrijnë gjëra të mëdha së bashku në Paris. Lojtarët e mëdhenj kurrë nuk kanë probleme të luajnë së bashku”.

“Te Barcelona Zlatan kurrë nuk ka pasur problem të luajë krahas Messi, për shembull. Guardiola ishte problemi te Barca”.

“Cristiano Ronaldo te PSG është vetëm një hipotezë për momentin, por edhe vetëm të mendosh për të është e jashtëzakonshme. Besoj se kjo është një mundësi reale. Një vit më parë do të ishte çmenduri, por jo tash”, ka thënë Raiola për Le Parisien.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *