Home / Lajme / Rajon / Ramush Haradinaj kthehet si hero lufte

Ramush Haradinaj kthehet si hero lufte

29 nëntor-“Është vërtetuar pa asnjë dilemë se Haradinaj është hero lufte, e jo kriminel lufte. Është koha që të gjithë armiqtë e një Kosovës të lirë të pranojë verdiktin e historisë. Ky vendim duhet të hesht, një herë e përgjithmonë, të gjithë zyrtarët në kreun e qeverisë në Beograd të cilët kanë publikuar gënjeshtra për këtë proces, madje edhe në ditët e vendimit”, ka thënë avokati mbrojtës.

Ramush Haradinaj tha përmes avokatit të tij Ben Emmerson se është “koha për pajtim” dhe se do të “garantojë të drejtat dhe pjesëmarrjen e plotë të serbëve në jetën politike të Kosovës”.

Emmerson e ftoi ish kryeprokuroren Carla del Ponte që t’i kërkojë publikisht falje popullit të Kosovës dhe tre pandehurve, meqë ka ajo e ka ngritur aktakuzën.

“Haradinaj kthehet sot në Prishtinë. Ai do të vazhdojë të punojë si lider i Kosovës, në detyrat dhe funksionet që kishte përpara gjyqit”, u tha Emmerson gazetarëve në Hagë.

Përndryshe, publiku pret reagimin e Del Pontes. Ajo është deklaruar pas lirimit të gjeneralëve kroatë, Gotovina dhe Markac, duke thënë se vendimi është “i padrejtë dhe i pabesueshëm”.

“Britanikët, amerikanët dhe të tjerët kanë thënë se këtë e ka kuptuar gabimisht, por ajo ishte e vendosur të vazhdojë pavarësisht nga dëshmitë”, tha Emmerson.

Pas vendimit, Emmerson u tha gazetarëve se “Haradinaj do të udhëheqë qeverinë që do të përfaqësojë të gjithë qytetarët, çfarëdo gjuhe që flasin, pa marrë parasysh se prej nga vijnë dhe pavarësisht nga kombësia e tyre”,

“Është koha për pajtim”, tha Haradinaj përmes avokatit të tij.

Siç njoftoi avokati, Haradinaj do të ballafaqohet ashpër, kudo, me korrupsionin në Kosovë.

“Mbi të gjitha, Haradinaj do të vazhdojë me detyrat të cilat kjo padi e padrejtë i ka ndërprerë, duke e shpirë vendin në fazën e dytë në rrugën tek pavarësia dhe sovraniteti i plotë”, thotë Emmerson, duke shtuar se me pëlqimin e komunitetit ndërkombëtar dhe të popullit të Kosovës Haradinaj do të përfundojë punën që filloi në vitin 2004.

Emmerson tha se me vendimi e sotëm, gjykata në fund solli drejtësi për Haradinajn dhe popullin e Kosovës, pas “rastit më të gjatë dhe më të lodhshëm në historinë e së drejtës ndërkombëtare”.

“Është vërtetuar pa asnjë dilemë se Haradinaj është hero lufte, e jo kriminel lufte. Është koha që të gjithë armiqtë e një Kosovës të lirë të pranojë verdiktin e historisë. Ky vendim duhet të hesht, një herë e përgjithmonë, të gjithë zyrtarët në kreun e qeverisë në Beograd të cilët kanë publikuar gënjeshtra për këtë proces, madje edhe në ditët e vendimit”, ka thënë avokati mbrojtës.

Emmerson përsëriti se Gjykata konstatoi se nuk ka pasur dëshmi që Haradinaj ishte i përfshirë në ngacmimin e dëshmitarëve. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *