Home / Lajme / Rajon / Ramush Haradinaj ‘Qytetar nderi’ në Vlorë

Ramush Haradinaj ‘Qytetar nderi’ në Vlorë

Vlora nderoi sot me titullin “Qytetar nderi”, ish- kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Po sot u vlerësuan me të njëjtin titull edhe personalitetitet Musa Demi, protagonist në periudhën e shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, nga krahina e Çamërisë, Sami Lushtaku e Sokol Bashota, ish-drejtues të UÇK.

Ceremonia e dorëzimit të titujve u zhvillua sot , në një nga mjediset e Pallatit të Kulturës “Labëria”, në prani të dhjetëra qytetarëve vlonjatë dhe atyre të ardhur nga Kosova, transmeton BW.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, vlerësoi kontributin e këtyre personaliteteve , në kohë dhe periudha të ndryshme, jashtë kufijve të Shqipërisë, si dhe në funksion të çështjes kombëtare.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *