Home / Lajme / Maqedoni / RDK me 400 amendamente për Buxhetin

RDK me 400 amendamente për Buxhetin

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) e Rufi Osmanit, vlerëson se Buxheti për vitin 2013 i propozuar nga Qeveria është diskriminues për shqiptarët.

Shkup, 16 nëntor- Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) e Rufi Osmanit, vlerëson se Buxheti për vitin 2013 i propozuar nga Qeveria është diskriminues për shqiptarët. Për këtë arsye, deputeti i kësaj partie Izet Zeqiri ka dorëzuar në Parlament 400 amendamente të cilat do mundësojnë që të paktën 25 për qind të buxhetit, shqiptarët ta marrin në mënyrë të pakontestuar.

Për këtë, ai kërkoi edhe ndihmën e dy partive tjera shqiptare në Parlament, BDI dhe PDSH. Deputeti Zeqiri, madje në prononcimin e tij tha se 400 amendamentet do të mundësojnë që shqiptarët nga buxheti të marrin 90 milion euro investime kapitale për vitin 2013, dhe me to të realizohen projektet të cilat i ka propozuar BDI gjatë më shumë viteve, por që nuk ka arritur t’i realizojë.

“Ne si RDK duke e analizuar Buxhetin e vitit 2013 dhe duke analizuar çdo zë të çdo ministrie, kemi propozuar rreth 400 amendamente për propozim buxhetine Maqedonisë. Ne gjykojmë se 370 milion euro të cilat parashihen si investime kapitale, pikërisht me këto amendamente, mund të merren 25 për qind për regjionet shqiptare që do të ishte diku mbi 90 milion euro.

Shprehim keqardhje se të gjitha projektet e shkruara në infrastrukturë dhe në sferën e Kulturës dhe Arsimit të shkruara në Buxhet, janë projekte ‘copy-paste’ të buxhetit të vitit 2012. Shprehim keqardhje që ministrat e BDI-së nuk kanë arritur të realizojnë këto investime kapitale dhe këto projekte të cilat shkruhen prej viti në vit dhe VMRO-DPMNE, konkretisht Ministria e Financave nuk jep para për realizimin e tyre”, ka deklaruar deputeti Zeqiri.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *