Home / Lajme / Maqedoni / Reagimet për manifestimin e 25 nëntorit, protokoli pjesa e dhimbshme

Reagimet për manifestimin e 25 nëntorit, protokoli pjesa e dhimbshme

Kanë reaguar sot partitë politike për manifestimin qendror të mbajtur mbrëmë për 100 vjetorin e pavarësisë në Shkup. Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë përmes sekretarit të tyre gjeneral Andrej Petrov, e quajti si ofendues për maqedonasit të cilët jetojnë.

Ndërsa një pjesë e mysafirëve të cilët ishin të ftuar të marrin pjesë në pjesën e veçantë për personat zyrtarë, kanë pohuar se kanë pas lëshime të mëdha, dhe situata ka dalë nga kontrolli kur shumë zyrtarë kanë mbet në këmbë, apo disa të tjerë janë ulu aty ku kanë pas mundësi dhe jo në vendet e veçanta të cilat i kanë pas të rezervuara.

Për këtë personat në fjalë akuzojnë shefin, dhe ekipin të cilët kanë qenë të detyruar ta zbatojnë pjesën e protokollit.

-Manifestimi qendror i djeshëm i 100 vjetorit të flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë është kulminim i sjelljes së papërgjegjshme, të gabuar dhe skajmërisht ofenduese të partnerëve qeveritar. Këtij manifestimi i paraprinë provokime me vendosjen e përmendoreve dhe flamujve të mëdha shqiptar, pa përdorur njëkohësisht në asnjë vend flamuri shtetëror maqedonas si simbol i sovranitetit me çka u nënçmua dinjiteti maqedonas. Sovraniteti dhe dinjiteti kombëtar i Republikës së Maqedonisë edhe më shumë u nënçmua me faktin që në qendër të Shkupit, në sallën “Boris Trajkovski” mysafirët nga Shqipëria dhe Kosova, kryeministrat Berisha dhe Thaçi festuan, ndërsa presidenti Ivanov dhe kryeministri Gruevski ikën. Njëri u fsheh në vilën e tij në Vodno, tjetri iku në vizitë të paparalajmëruar në SHBA. Pra mysafirët festonin me të madhe, ndërsa nikoqirët ikën dhe e lan shtëpinë bosh, tha Petrov.

Ndërkaq koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Talat Xhaferi e cilësoi këtë manifestim si më dinjitozin dhe më përmbajtjesorin që kanë pasur ndonjëherë shqiptarët e Maqedonisë.

-Manifestimi i mbrëmshëm sipas meje ishte manifestim dinjitoz i paralajmëruar që më parë, si ndodhi qendrore e shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Shqipërisë dhe ditës së flamurit kombëtar, nën përkujdesjen dhe nën udhëheqjen e këshillit qendror organizativ për Republikën e Maqedonisë i udhëhequr nga zëvendës kryeministri Musa Xhaferi, dhe mendoj që shqiptarët e Maqedonisë manifestim më dinjitoz, më përmbajtjesor në historinë e tyre nuk kanë pasur, tha Xhaferi.

I pyetur se a ishte e pranishme opozita shqiptare në këtë manifestim, Talat Xhaferi tha se ftesa kanë marrë të gjitha partitë shqiptare në vend, ndërsa mbrëmë kanë qenë pjesëmarrës përfaqësues nga RDK dhe DR. Manifestimi i mbrëmshëm u zhvillua në mënyrë të qetë dhe të parashikuar, pa incidente para dhe pas tij.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *