Home / Sport / Reali i pamëshirshëm

Reali i pamëshirshëm

Real Madridi i ka argëtuar tifozët në Santiago Bernabeu gjatë fitores prej 5-1 kundër Athletic Bilbaos.

Karim Benzema pranoi një pasim nga Luka Modric dhe goditi në drejtim të portës, ndërsa topi me ndihmën e mbrojtësit Aurtenetxe përfundoi në rrjet (12’).

Një gol i thjeshtë, por i efektshëm erdhi nga Sergio Ramos pas harkimit të Mesut Oezil nga gjuajtja e lirë (30’).

Dy minuta më pas, me një gol të bukur, Karim Benzema e trefishoi epërsinë e vendasve (32’).

Pa përfunduar pjesa e parë (42’), mysafirët shënuan me anë të Ibai Gomez, golin që rezultoi i nderit.

Edhe në gjysmën e dytë, Mbretërit vazhduan të shënonin. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Ronaldo e gjeti Benzeman, i cili asistoi te Mesut Oezil, ndërsa mesfushori gjerman shënoi golin e katërt për Los Blancos (56’).

Në vazhdim i erdhi radha të shënonte edhe njeriut që e zëvendësoi Oezilin. Sami Khedira realizoi falë asistimit të Arbeloas (72’).

Real Madridi vazhdon ta ndjekë Barcelonën, megjithëse diferenca është tetë pikë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *