Home / Sport / Redknap prezantohet te QPR

Redknap prezantohet te QPR

QPR ka konfirmuar emërimin zyrtar të Herri Redknap si trajner i parë i skuadrës në një marrëveshje që zgjat në dy sezone e gjysmë. Klubi i Londrës perëndimore lëvizi shumë shpejt për të zëvendësuar të larguarin Mark Hjugs, duke mbyllur praktikisht gjithçka brenda të njëjtës ditë me ish-trajnerin e Totenhemit.

Ashtu siç pritej, Redknap do të jetë sot në tribunë për të ndjekur ndeshjen ndaj Mançester Junajtid, ndërsa do të marrë detyrën vetëm të hënën.
“Jam i lumtur që kthehem si trajner i QPR. Pres me padurim që të filloj punën. Kur fola me drejtuesit dhe ata më treguan për planet e tyre, e kuptova që ishte një mundësi shumë e mirë që nuk mund të refuzohej”, tha trajneri që shihej si një kandidat i mundshëm për drejtimin e kombëtares angleze para se ajo t’i kalonte Roi Hodgson.
“Ka padyshim shumë cilësi në skuadër, por për një arsye apo tjetrën, gjërat nuk kanë shkuar në rrugën që të gjithë pritnin në fillimin e sezonit. Pres me padurim që të kthehem në punë dhe të siguroj rezultatet që duhen për të bërë këtë sezon sa më të suksesshëm”, ishte deklarata e Redknap në faqen e klubit londinez.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *