Home / Lajme / Maqedoni / Rejting: Rufi Osmani do fitojë sërish Gostivarin

Rejting: Rufi Osmani do fitojë sërish Gostivarin

13 nëntor-Madje 31,8% janë dakord me pohimin, ndërsa vetëm 9% janë përgjigjur se aspak nukjanëdakord. Përqindja më e madhe e qytetarëve janë të kënaqur nga rregullimi itrotuareve dhe infrastruktura prej çka janë të kënaqur 84% e të anketuarve dhe prej rregullimit të parqeve dhe gjelbërimit në qytet për çka kanë deklaruar se janë të kënaqur 77,2%.

RDK, muajin e kaluar në mënyrë intensive hulumtoi opinionin publik në komunën e Gostivarit me qëllim që të merr përgjigje kthyese mbi problemet e qytetarëve dhe matjen e nivelit të kënaqësisë nga puna e kryetarit Rufi Osmani. Për realizimin e këtij hulumtimi u obligua Agjencia “Rejting”, e cila në ekzemplar reprezentativ prej madje 1000 të anketuar, e hulumtoi opinionin e qytetarëve të komunës mbi tema tëndryshme me interes publik. Hulumtimi u realizua prej 17 deri 25 tetor në nivel të të gjithë komunës. Rezultatet janë me saktësi prej +/- 2,1%. Në vazhdim ishpalosim rezultatet e këtij sondazhi.
Tre nga katër të anketuarit ose 75% e qytetarëve të komunës janëkryesisht ose tërësisht të kënaqur nga puna e kryetarit. Madje 40,3% janë përgjigjur se janë tërësish të kënaqur nga puna e tij, ndërsa vetëm 10,5% kanë thënë se nuk janë aspak të kënaqur.

Kënaqshmëria i referohet realizimit të shumë projekteve nga ana e komunës. Ashtu janë përgjigjur 67,6% e qytetarëve të cilët janë pyetur se a janëdakord me pohimin: “Kohëve të fundit realizohen shumë projekte nga ana e komunës“. Madje 31,8% janë dakord me pohimin, ndërsa vetëm 9% janë përgjigjur se aspak nukjanëdakord. Përqindja më e madhe e qytetarëve janë të kënaqur nga rregullimi itrotuareve dhe infrastruktura prej çka janë të kënaqur 84% e të anketuarve dhe prej rregullimit të parqeve dhe gjelbërimit në qytet për çka kanë deklaruar se janë të kënaqur 77,2%.

Në hulumtimin e matëm edhe opinionin e qytetarëve dhe kënaqshmërinë e tyre në raport me punën e komunës dhe kryetarit në lëmi tëcaktuara nëkompetencë të tyre.Në tabelën më poshtë janë prezantuar rezultatet e qytetarëve të cilët kanë thënë se komuna përballur mirë ose shumë mirë me secilin problem në veçanti. Siç mund të shihet nga rezultatet, shumica e qytetarëve e miratojnë punën thuajse në çdo sferë. Ajo që mbetet problem në Gostivar, por edhe në të gjitha komunat është zhvillimi I ekonomisë dhe krijimi I kushteve për biznes dhe punësim. Edhe pse nukështë detyrë e drejtpërdrejtë e komunës dhe kryetarit, në këtë sferë zhvillohen strategji të cilat do ta përmirësojnë kualitetin e jetës së qytetarëve dhe dotësigurojë kushte më të mira për punë në komunë.

Madje49,9%e qytetarëve janë përgjigjur se Rufi Osmani meriton rizgjedhje në postin kryetar komune nëzgjedhjet e radhës. Kjo tregon se është shumë e sigurt se kryetari aktual do t;ishte rizgjedhur që në rrethin e parë.Vlerësimet e larta për punën e Osmanit si dhe kënaqshëmria nga mënyra e se si menaxhohet komuna për momentin, reflektohet në disponimin elektoral. Për këtë arsye, mbështetje më të madhe ka edhe RDK e cila do të fitonte numër më të madh tëvotave në listën e këshilltarëve, respektivisht24,2nga votuesit e përcaktuar për momentin ose thuajse dyfish më shume se BDI e cila është në vendin e dytë me 14,4%.
Prej qytetarëve të cilët kanë thënë se sigurisht do të dalin në votime, 60,4%kanë thënë se kryetari i komunës meriton rizgjedhje.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *