Home / Sport / Renova dëmtohet nga arbitrat

Renova dëmtohet nga arbitrat

“Nuk dua të keqkuptohet sikur po kërkoj alibi për humbjen, por e them sinqerisht se arbitrat na dëmtuan shumë kundër Horizontit. Le të shikohen mirë këta raste dhe do shihni se për çka jam duke folur. Në rezultat 1:0 për vendasit, nuk na jepet penalti e pastërt, ndërsa pranohet goli i dytë që vjen nga pozita jashtë-loje”, ankohet portieri i Renovës Suat Zendeli.

S’ka asgjë të re me Renovën sa u përket ndeshjeve si mysafir. Transfertë e re dhe humbje tjetër për ‘gjipspunuesit’, që humbin në takimin me Horizontin në Turnovë të Strumicës. Por, për dallim nga disa ndeshje paraprake, kësaj rradhe loja e Renovës ishte për një nuansë më e mirë, ndërsa ankesat kryesore shkojnë në adresë të arbitrave, në krye me Dejan Jakimovskin, që sipas ‘gjipspunuesve’ i dëmtoi rrëndë me penalti të padhënë dhe pranim të golit të dytë që dyshohet të jetë shënuar nga pozita jashtëloje. “Nuk dua të keqkuptohet sikur po kërkoj alibi për humbjen, por e them sinqerisht se arbitrat na dëmtuan shumë kundër Horizontit. Le të shikohen mirë këta raste dhe do shihni se për çka jam duke folur. Në rezultat 1:0 për vendasit, nuk na jepet penalti e pastërt, ndërsa pranohet goli i dytë që vjen nga pozita jashtë-loje”, ankohet portieri i Renovës Suat Zendeli, që potencon se i njëjti arbitër i dëmton disa takime me rradhë. “Unë nuk hezitoj, e as frikësohem të them atë çka mendoj dhe për çka jam i sigurtë. Po i njëjti arbitër nuk dha penalti me Shkëndijën, i njëjti person nuk referoi penalti për Renovën në duelin me Napredokun në Kërçovë kur Sashko Pandev u ndal me faul në zonën e rrezikut. Duhet dikush të shikojë mirë këtë situatë të krijuar, pasi vërtet teprohet me gabime, që s’dua të mendoj se janë të qëllimta, por vërtet të tepruara”, foli me shumë hidhërim Zendeli, që gjithsesi mendon se Renova mundet më shumë dhe se duhet të përmirësohet në ndeshjet e rradhës.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *