Home / Sport / Renova fitoi Teteksin

Renova fitoi Teteksin

Renova ka mundur Teteksin me rezultat 1:0 në ndeshjen e parë të javës së 13-të në Ligën e Parë të futbollit në vend, duke ndërprerë në këtë mënyrë serinë e rezultateve negative.

‘Xhepcishtasit’ më vështirë se sa pritej arritën të arkëtojnë tre pikë në duelin me ekipin e fundit në renditje, por që ka vërtet përbërje kualitative dhe të përforcuar plotësisht me mbrojtësin Kralevski dhe sulmuesin Nacevski, që të dy të ardhur nga Metalurgu. Pjesa e parë kaloi me lojë të qetë dhe me Renovën që tentonte të sjellë dominim në fushë, mirëpo Teteksi dukej i renditur shumë mirë, duke mbyllur të gjitha shtigjet në drejtim të portës së tyre. Në pjesën e dytë përsëri Renova tentonte të dominojë, ndërsa Teteksi mbrohej me sukses, kurse në 20-të minutat e fundit gjërat ndryshuan në teren, kur ‘gjipspunuesit’ sikur humbën forcat, ndërsa ‘robaqepësit’ vazhdimisht ishin të orientuar para portës së Zendelit, që megjithatë nuk lejonte kapitulim. Dhe në momentet kur Teteksi kishte periudhën më të mirë në këtë përballje, Renova solli golin e fitores. Ishte minuta e 73-të e takimit, ku goditja e fortë e Bajaramit u ndal nga portieri Georgievski, ndërsa Pandev u gjet më së miri, duke shënuar për epërsi të xhepcishtave. Në vazhdim Renova kërkonte golin e dytë, që nuk e gjeti, ndërsa disa pritje të mira të Suat Zendelit ishin vendimtare në rezultatin final dhe në disfatën e re të Teteksit, që mbetet bindshëm në pozitën e fundit me vetëm 5 pikë të tubuara. Ndërkohë Renova me këtë triumf ngjitet në kuotën e 17-të pikëve dhe tani mban pozitën e 7-të, por edhe me një ndeshje më shumë se skuadrat tjera që ndeshjet e javës së 13-të i zhvillojnë të dielën.

Në javën e 13-të takohen:
Vardari – Napredoku
Renova – Teteksi 1:0
Shkëndija – Horizont T
Pelisteri – Metalurgu
Sileksi – Bregallnica
Drita – Rabotniçki

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *