Home / Sport / Renova kërkon 3 pikë me Teteksin

Renova kërkon 3 pikë me Teteksin

‘S’kemi ku të shkojmë, nuk kemi zgjidhje tjetër pos fitores. Kjo që po na ndodh vërtet është e cuditshme, pasi humbim me lehtësi thuajse në cdo ndeshje. Shumë gabime, mungesë kreativiteti dhe loje, bën që ne të jemi në këtë gjendje. Por kjo seri duhet të përfundojë sa më shpejtë, që në sfidën me Teteksin. Jemi të bindur se s’kemi të drejtë gabimi dhe me një angazhim maksimal të të gjithëve, të rrigjejmë fitoren dhe të kthehemi në rrugën e sukseseve”, shprehen njëzëri nga tabori Renovës.

Skuadra e Renovës s’ka zgjidhje tjetër përvec fitores në përballjen me Teteksin, në kuadër të javës së 13-të në Ligën e Parë të futbollit në vend. Xhepcishtasit s’bahet mend kur për herë të fundit kanë qenë në seri kaq negative, kur në 6 takimet e fundit kampionale kanë pësuar 5 disfata. 14 pikë nga 12 ndeshje janë efekt katastrofal dhe i papritur për Renovën, duke vendosur ‘gjipspunuesit’ në pozitën e 9 në renditje. Ekipi ka kualitet, ka cilësi, por s’ka lojë dhe rezultate. Futbollistët e Renovës duken të bindur për të ndërprerë serinë negative që në duelin e rradhës me Teteksin. ‘S’kemi ku të shkojmë, nuk kemi zgjidhje tjetër pos fitores. Kjo që po na ndodh vërtet është e cuditshme, pasi humbim me lehtësi thuajse në cdo ndeshje. Shumë gabime, mungesë kreativiteti dhe loje, bën që ne të jemi në këtë gjendje. Por kjo seri duhet të përfundojë sa më shpejtë, që në sfidën me Teteksin. Jemi të bindur se s’kemi të drejtë gabimi dhe me një angazhim maksimal të të gjithëve, të rrigjejmë fitoren dhe të kthehemi në rrugën e sukseseve”, shprehen njëzëri nga tabori Renovës. Ndeshja Renova-Teteksi luhet të shtunën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 13:00. Ndeshjet tjera do të zhvillohen të dielën, në të cilat Shkëndija në Tetovë prêt Horizont Turnovën, Vardari në Kumanovë takohet me Napredokun, Pelisteri ndeshet me Metalurgun, Sileksi përballet me Bregallnicën, ndërsa Drita në Bogovinë do të sfidojë Rabotnickin.

Në javën e 13-të takohen:
Vardari – Napredoku
Renova – Teteksi
Shkëndija – Horizont T
Pelisteri – Metalurgu
Sileksi – Bregallnica
Drita – Rabotniçki.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *