Home / Sport / Renova mundet më mirë

Renova mundet më mirë

“Kohën e fundit mund të them se s’kemi qenë në nivel, s’kemi patur rezultate të mira. Besoj që kjo lojë do të na kthejë atë vetëbesimin që na ka munguar dhe duhet të presim përmirësim”, shprehet trajneri i Renovës, Osmani.

Ky sezon për skuadrën e Renovës është në stilin ‘ngrohtë-ftohtë’, sa u përket rezultateve dhe qëndrueshmërisë së ekipit. Kjo ecuri ka bërë që skuadra shpesh të hyjë në seri negative, që e zbritën ekipin në pjesën e poshtme të renditjes. Normal gjërat morën një kahje sadokudo pozitive me fitoren e fundit, kur Renova mundi Teteksin 1:0 në derbin e Tetovës, me një gol të vetëm të Sashko Pandevit. “Rëndësia e lojës e bëri të veten dhe të them të drejtën edhe kam pritur se nuk do të mund të tregojmë ndonjë lojë të mirë, sepse për ne imperativ ishin tre pikët. Falë Zotit i morëm ata dhe besoj se më tutje do të jetë më lehtë”, komentoi fitoren kundër Teteksit trajneri i Renovës, Qatip Osmani, i cili është i vetëdijshëm se loja përsëri në lojë u paraqitën disa mangësi. “Po është i saktë ky konstatim dhe ne do të punojmë në eliminimin e tyre. Normal, e përsëris se rëndësi kishte fitorja dhe pasi i’a arritëm qëllimit, gjërat tjera për një moment i harojmë. Mirëpo menjëherë që në seancën e parë stërvitore pas sfidës, kemi nisur me analizat dhe përmirësimin e mangësive të paraqituara”, shtoi Osmani. Renova këtë javë do të vazhdojë të mendojë për ndeshjet e rradhës dhe trajneri i skuadrës beson se fitorja e fundit do të ngrejë vetëbesimin në ekip dhe se Renova mundet edhe më mirë. “Kohën e fundit mund të them se s’kemi qenë në nivel, s’kemi patur rezultate të mira. Besoj që kjo lojë do të na kthejë atë vetëbesimin që na ka munguar dhe duhet të presim përmirësim”, përfundoi ‘Qato’, i cili veç më ka nisur të përgatisë skuadrën për sfidën e rradhës, kur në cilësi të mysafirit do të përballen me Horizontin në Turnovë të Strumicës.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *