Home / Sport / Renova tërhiqet nga ‘Kupa e Pavërësia’

Renova tërhiqet nga ‘Kupa e Pavërësia’

“Me keqardhje duhet të pranojmë se nuk kemi mundur të pranojmë të marrim pjesë në këtë manifestim jubilar dhe arsyeja është shumë e kuptueshme. Ne kemi angazhime në kampionat, ndërsa më 21 nëntor duhet të zhvillojmë ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë me Teteksin. Organizatorët na ofruan të luajmë me 22 nënor me Shkëndijën në Kukës, por edhe kjo datë është e papranueshme për ne, pasi që është e pamundur të luajmë një ditë pasi kemi takim të rëndësishëm në Kupë, plus udhëtimi që do të ishte lodhje plotësusese për futbollistët. Kërkojmë falje për këtë tërheqje dhe urojmë fat skuadrave pjesëmarëse”, sqaroi drejtori sportiv i Renovës Lirim Saiti, arsyet e tërheqjes së xhepçishtasve nga turneu ‘Kupa Pavarësia 2012’.

Skuadra e Renovës ka vendosur të mos marrë pjesë në edicionin e sivjetshëm të turneut tradicional mbarëkombëtar të futbollit ‘Kupa Pavarësia’, që çdo vit organizohet në Vlorë me rastin e festës së flamurit kombëtar shqipëtar. Mirëpo këtë vit, duke ditur se është viti jubilar i 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, organizatorët vendosën të zgjerojnë turneun dhe në vend të katër skuadrave si që ishte deri tani, këtë vit pretendonin të kenë 8-të ekipe, përfshi këtu dy nga Maqedonia, Shkëndijën dhe Renovën. Dhe shorti deshti që pikërisht ekipet tetovare të përballen mes veti në fazën e parë të turneut, në duelin që duhej të zhvillohet më 20 nëntor në qytetin e Kukësit. Miëpo meqenëse Renova në këtë periudhë ka ndeshje të rëndësishme në çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë, është vendosur që të hiqet dorë nga pjesëmarja në këtë manifestim. “Me keqardhje duhet të pranojmë se nuk kemi mundur të pranojmë të marrim pjesë në këtë manifestim jubilar dhe arsyeja është shumë e kuptueshme. Ne kemi angazhime në kampionat, ndërsa më 21 nëntor duhet të zhvillojmë ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë me Teteksin. Organizatorët na ofruan të luajmë me 22 nënor me Shkëndijën në Kukës, por edhe kjo datë është e papranueshme për ne, pasi që është e pamundur të luajmë një ditë pasi kemi takim të rëndësishëm në Kupë, plus udhëtimi që do të ishte lodhje plotësusese për futbollistët. Kërkojmë falje për këtë tërheqje dhe urojmë fat skuadrave pjesëmarëse”, sqaroi drejtori sportiv i Renovës Lirim Saiti, arsyet e tërheqjes së xhepçishtasve nga turneu ‘Kupa Pavarësia 2012’. Renova dy vite më parë ishte pjesë e këtij turneu, në të cilin madje fitoi vendin e parë, ndërsa dy herë pjesëmarëse ka qenë Shkëndija, që këtë vit do të jetë për të tretën herë në Shqipëri. Fitues aktual është Hysi i Kosovës, pasi në finalen e vitit të kaluar, mundi Shkëndijën pas egzekutimit të penaltive.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *