Home / Lajme / Rajon / Rompuj: Arritja e marrëveshjes për buxhetin e BE-së është e mundur

Rompuj: Arritja e marrëveshjes për buxhetin e BE-së është e mundur

Bruksel, 23 nëntor -“Disa shtete kërkojnë buxhet me çdo kusht, ndërsa disa shtete kërkojnë buxhet kualitativ. Sa më shumë zgjidhja për vlerën e buxhetit distancohet nga propozimi i KE-së, aq është më e vërtetë se PE-ja nuk do ta mbështesë”, tha Shulc.

Kryetari i Bashkimit Evropian Herman Van Rompuj paralajmëroi se janë të nevojshme vendime “të dhimbshme” për buxhetin e ri të BE-së për periudhën e vitit 2014-2020.

“Të kryesh më shumë punë me pak para është me të vërtetë një hap i madh. Megjithatë është e dhimbshme edhe kur shkurtimet janë të sistemuara në mënyrë të barabartë. Për shkak të kësaj duhet të tregojmë ndjeshmëri dhe realizëm, por nuk duhet të harrojmë se ky buxhet është buxhet për mbetjet nga dekadat”, deklaroi Rompuj para liderëve të Unionit.

Sipas tij liderët evropian duhet të kenë parasysh interesin e Evropës njëkohësisht me interesat nacionale. “Arritja e marrëveshjes është e nevojshme dhe kjo është në kuadër të mundësive tona”, shtoi ai.

Samiti i BE-së në Bruksel filloi dje, ndërsa diskutimet kanë zgjatur vetëm rreth një ore, para se të ndërpriten, me qëllim që liderët të mund ta shqyrtojnë propozim-buxhetin e Unionit, i prezantuar nga Rompuj.

Ai në projekt-buxhetin më të ri propozoi rritje të mjeteve për fermerët dhe rajonet e varfëria, por njëkohësisht e mbajti nivelin e shpenzimeve nga propozimi paraprak. Shpenzimet për hulumtime, energjetikë dhe transport do të zvogëlohen për 13,2 miliardë euro, përderisa për ndihmë rajonale do të rriten për 10,6 miliardë euro, ndërsa për bujqësi për 7,7 miliardë euro. Në mënyrë të përgjithshme, propozimi i Rompuj parashikon ulje për 80 miliardë të vlerës së buxhetit, i propozuar nga Komisioni Evropian.

Kryetari i Parlamentit Evropian Martin Shulc deklaroi në pres-konferencë mbrëmë se tani “vështirë mund të riparohet ura mbi interesat e shteteve të ndryshme”. Ai nuk e përjashtoi mundësinë për mossukses të negociatave rrjedhëse.

“Disa shtete kërkojnë buxhet me çdo kusht, ndërsa disa shtete kërkojnë buxhet kualitativ. Sa më shumë zgjidhja për vlerën e buxhetit distancohet nga propozimi i KE-së, aq është më e vërtetë se PE-ja nuk do ta mbështesë”, tha Shulc.

Dyshim rreth mundësisë që të arrihet marrëveshje për buxhetin në këtë javë shfaqi edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Konsideroj se qëndrimet janë mjaftë të largëta sipas çështjeve të caktuara. Mendoj se do të lëvizim pak përpara, por dyshoj se do të arrijmë rezultat”, deklaroi Merkel pas përfundimit të ditës së parë të samitit.

Presidenti francez Fransoa Oland deklaroi se nuk është i kënaqur nga propozimi i ri për buxhetin dhe paralajmëroi se do të vazhdojë të kërkojë më shumë për subvencione për bujqësi dhe për ndihmë rajonale.
TV KOHA

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *