Home / Lajme / Maqedoni / Rreth 95 për qind shfrytëzohet buxheti i BE-fondeve për arsim dhe mobilitet

Rreth 95 për qind shfrytëzohet buxheti i BE-fondeve për arsim dhe mobilitet

9 nëntor-Ai informoi se Agjencia negocion me Drejtorinë e përgjithshme për arsim dhe kulturë të KE-së për inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë edhe në dy iniciativa evropiane EUROPASS dhe EURYDICE dhe se në të ardhmen do të përpiqen ta inkuadrojnë shtetin në të gjitha programet arsimore evropiane.

Agjencia kombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobilitet ka ndarë 130 grante prej 1 majit të këtij viti, kur u abrogua suspenzimi një vit e gjysëm dhe sërish hapet qasja për organizatat e Maqedonisë deri te BE-fondet. Agjencia menaxhon me gjashtë programe të BE-së “Mësim i përjetshëm” “Të rinjtë në aksion”, programi ERASMUS për mobilitetin e studentëve.

“Agjencia kombëtare në formë të granteve deri sot ka ndarë përafërsisht 1.300.000 euro, që është rreth 95 për qind nga buxheti i përgjithshëm i planifikuar për Republikën e Maqedonisë në këtë vit. Për vitin e ardhshëm presim hapjen e programeve të reja, si EUROPASS dhe EURYDICE të cilat, gjithashtu janë orientuar drejt përmirësimit të mobiliteit. Me këtë agjencia do të shfrytëzojë edhe më shumë mjete, të cilat Komisioni Evropian i vendos në disponim për bashkëpunim me vendet kandidate” tha ministri Kralev pas takimit me euroambsadorin Aivo Orav, drejtorin e Agjencisë kombëtare Darko Dimitrov dhe shfrytëzuesit e granteve nga BE-ja.

Drejtori Darko Dimitrov deklaroi se universitetet përmes programit ERASMUS kanë kërkuar dhe kanë marrë miratim për mobiliet të mbi 250 studentëve të cilët do të dalin nga Maqedonia në dy semestrat e ardhshëm do të jenë në universitetet evropiane.

Ai informoi se Agjencia negocion me Drejtorinë e përgjithshme për arsim dhe kulturë të KE-së për inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë edhe në dy iniciativa evropiane EUROPASS dhe EURYDICE dhe se në të ardhmen do të përpiqen ta inkuadrojnë shtetin në të gjitha programet arsimore evropiane.

Euroambsadori Aivo Orav deklaroi se arsimi është fuqi lëvizësve në BE edhe në shtetet kandidate për anëtarësim dhe se prej takimit të sotëm ka konkluduar se MASH-i dhe Agjencia bëjnë shumë në këtë segment.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *