Home / Lajme / Rajon / Rudina Xhunga promovon librin e Arbën Xhaferrit

Rudina Xhunga promovon librin e Arbën Xhaferrit

Instituti Alternativa Liberale nga Shkupi ka mbajtur konferencën “100 Vjet pavarësi të Femrave Shqiptare në rajon” të organizuar në Tiranë, me ç`rast folëse nderi ka qenë gazetarja e njohur e emisionit “Shqip” Rudina Xhunga.

Tiran, 25 Nëntor – Xhunga në prani të një numri të madh femrash ka folur për rëndësinë e madhe të femrës shqiptare ne shoqërinë tonë gjatë këtyre 100 viteve, dhe sfidave të reja që na presin në të ardhmen.

Ndërsa Drejtoresha Ekzekutive e Institutit Alternativa Liberale Shkup Enisa Bajrami, ka folur për problematikat që femrat Shqiptare në Maqedoni hasin duke potencuar që nevojitet një bashkëpunim më i madh i gjitha femrave Shqiptare për ti realizuar ambiciet tona.

Pas konferencës Rudina Xhunga në bashkëpunim me Institutin Alternativa Liberale Shkup dhe shtënçin botuese “Dudaj” kanë bërë dhe promovimin e librit të saj më të fundit “12 porosit e Arbën Xhaferrit”. Xhunga ka folur për dashurin e madhe që ka pas ndaj Arben Xhaferrit dhe rëndësin e mungesën e tij gjatë këtij 100 vjetori.(INA)

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *