Home / Lajme / Maqedoni / Rufi Osmani:Të bashkohen subjektet parlamentare shqiptare që të parandalohet miratimi i ligjit për ish pjesëtarët e forcave të sigurisë

Rufi Osmani:Të bashkohen subjektet parlamentare shqiptare që të parandalohet miratimi i ligjit për ish pjesëtarët e forcave të sigurisë

10 nëntor-Kryetari Osmani, siç tuhet në kumtesë, përsëriti se Rilindja Demokratike Kombëtare ishte subjekti i vetëm politik shqiptar që në mënyrë permanente apelonte për unitet aksional dhe demokratik të spektrit politik shqiptar gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2011 dhe në këtë vazhdë ndërmori edhe iniciativën e bërjes së bllokut të tretë opozitar shqiptar.

Anëtarët e kryesisë së degës së RDK-së, Forumit të Gruas, Forumit Rinor, kryetarë të nëndegëve, kuvendarë dhe aktivistë të tjerë të degës së Gostivarit, realizuan një takim të përbashkët në të cilin mori pjesë edhe lideri i RDK-së Rufi Osmani, njofton zyra për informim e RDK-së.

Në fillim të takimit, kryetari i RDK-së për Gostivarin, Afrim Iljazi, raportoi për punën e deritashme të degës, anëtarësimin e 3 mijë anëtarëve dhe aktivitetin në rritje në terren të strukturave partiake, me theks të veçantë për përgatitjet për organizimin e kongresit dhe zgjedhjet lokale të radhës.

Kryetari i RDK-së, Rufi Osmani, përgëzoi për sukseset e arritura në organizimin e strukturave, si dhe të gjithë të pranishmit për përkushtimin e tyre që RDK sot të jetë forcë dominante politike në Gostivar duke shënuar rritje evidente edhe në komunat tjera në nivel nacional .

“Në periudhën në vijim, ne do të duhet të përballemi me tre sfida të njëpasnjëshme. Gjatë këtij muaji, do të realizojmë një sërë aktivitetesh për shënimin e jubileut 100 vjet Pavarësi të shtetit shqiptarë dhe të flamurit kombëtar, në dhjetor do të organizojmë Kongresin e parë të RDK-së . Në fund të dhjetorit do të shënojmë Ditën e Komunës, eveniment ku do të prezantojmë raport tepër analitik për qeverisjen shumë të suksesshme në mandatin katërvjeçar me Komunë e Gostivarit, si një nga komunat më të suksesshme në Maqedoni”, theksoi Osmani.

Osmani mes tjerash, përmendi edhe bashkëpunimin tashmë të vendosur me shumicën e partive shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, duke theksuar se, tashmë definitvisht është thyer izolimi në bashkëpunim me forcat politike shqiptare që, siç thekson, ishte i imponuar nga konkurrentët politikë.

Kryetari Osmani, siç tuhet në kumtesë, përsëriti se Rilindja Demokratike Kombëtare ishte subjekti i vetëm politik shqiptar që në mënyrë permanente apelonte për unitet aksional dhe demokratik të spektrit politik shqiptar gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2011 dhe në këtë vazhdë ndërmori edhe iniciativën e bërjes së bllokut të tretë opozitar shqiptar.

“Uniteti dhe bashkëpunimi janë produktiv dhe mund të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjes shqiptare në Maqedoni vetëm nëse realizohen paralelisht në nivel nacional dhe lokal. Sot është momenti i vërtetë që të tre subjektet parlamentare shqiptare të bashkojnë mandatet politike në Parlamentin e Maqedonisë dhe në këtë mënyrë të parandalojnë miratimin e ligjit antishqiptar të ish pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe mbi të gjitha të rrëzojnë qeverinë e VMRO-DPMNE-së. Ky është uniteti që u duhet shqiptarëve”, theksoi Osmani.

Ai tha se RDK-ja ripërsërit qëndrimin e saj konzistent se edhe në zgjedhjet lokale të marsit do të udhëhiqet nga parimi i mbrojtjes cilësore të interesit nacional shqiptarë duke lënë interesin partiak në plan të dytë.

“Në emër të unitetit të mirëfilltë kombëtar RDK u propozon dy partive të tjera politike shqiptare që së bashku të përkrahin kandidatin e BDI-së për kryetar të Kërçovës , ndërsa kandidati për kryetar i Strugës të propozohet nga opozita shqiptare duke u bazuar në kriteret e meritokracisë. Njëkohësisht të tre partitë shqiptare të konkurrojnë me listë të përbashkët të këshilltarëve në Kërçovë dhe Strugë dhe në të gjitha komunat ku shqiptarët janë pakicë”, nënvizoi kryetari i RDK-së, Osmani. TV KOHA

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *