Home / Lajme / Maqedoni / ‘Sahara grup’ do të ndërtojë kompleks turistik në Ohrit

‘Sahara grup’ do të ndërtojë kompleks turistik në Ohrit

“Saharajan Maqedoni” është projekti që kompania indiane “Sahara India Parivar” do ta realizojë në Maqedoni.

Propozimi për investimin është parashtruar deri te kryeministri Nikolla Gruevski dhe zëvendëskryeministri Zoran Stavreski në datën 20 të këtij muaji.

-Për ne paraqet privilegj të madh që pas përgatitjeve disamujore e kemi formuar vizionin e kryetarit tonë Subrata Roj për lokacion të klasit botërore në qytetin Ohër dhe do ta paraqesim kryeministrit të Republikës së Maqedonisë dhe ministrave të Qeverisë së tij. Projekti është quajtur “Saharajan Maqedoni” dhe do të ndërtohet në 24 hektarë në rrethinën e Liqenit të Ohrit dhe do të përmbajë hotele të klasit botëror, kazino, objekte banesore dhe rekreative dhe terren për golf sipas standardeve botërore, qëndron në deklaratën me shkrim të djalit të Subrata Roj, Semanto Roj, drejtor ekzekutiv dhe shef i sektorit për biznes ndërkombëtar të “Sahara India Parivar”.

Projekti për kompleksin është i njërës prej kompanive botërore më të fuqishme britanike “Atkins”, ndërsa parashikon ndërtim të kompleksit turistik, i cili do të përmbajë objekte për rekracion, pushim, terrene për golf, spa qendra, marina-hotele, objekte për argëtim, kazino në ujë…

Projekti është me studim të plotë ekologjik.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *