Home / Lajme / Maqedoni / Sevgani Ibrahimi, pretendenti i PDSH-së për Dollnenin

Sevgani Ibrahimi, pretendenti i PDSH-së për Dollnenin

Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDSH-së në Dollnen i dha mbështetjen Sevgani Ibrahimit, për kryetar të Komunës së Dollnenit në zgjedhjet lokale që do të mbahen në pranverën e ardhshme.

Prilep, 16 nëntor – Në promovimin e kandidaturës, ka marrë pjesë edhe kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi dhe deputeti aktual nga rajoni i Strugës, Ziadin Sela

Në këtë kuvend zgjedhor, pos kandidaturës për kryetar të komunës së Dollnenit, Kuvendi ka miratuar edhe propozim listën prej 15 kandidatëve të mundshëm për këshilltar në Këshillin e komunës së Dollnenit.

Bartës i listës për këshilltar është zgjedhur Eskan Sherifoski, ndërsa pas tij radhiten edhe Xheladin Beqiroski,Lirie Asani,, etj.

Kandidati për kryetar komune, Sevgani Ibrahimi ka shprehur mirënjohjen dhe respektin për kandidimin e tij duke synuar një faqe të re të angazhimit politik në komunën e Dollnenit duke ofruar një moral të ri politik të bazuar në dije, përvojë, nder dhe përgjegjësi për çështjet me interes të përgjithshëm.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *