Home / Lajme / Rajon / SHBA-ja e shqetësuar se Rrjedha jugore çon deri në varësi politike

SHBA-ja e shqetësuar se Rrjedha jugore çon deri në varësi politike

14 nëntor-Ai tha se megjithëse SHBA-ja ka sfida globale në gjithë botën, ato nuk e kanë ndalur kurrë interesin për Ballkanin ku Shtetet e Bashkuara kanë investuar aq shumë. Gordon foli të martën në një diskutim në organizatën e Atlantikut të Veriut, ku i bëri një përmbledhje edhe vizitës së sekretares së shtetit Hillari Klinton në rajon.

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane Filip Gordon reagoi ndaj paralajmërimit të gjigantit rus Gasprom për fillimin e ndërtimit të gazsjellësit Rrjedha jugore, me të cilin gazi rus, përmes vendeve ballkanike, do të transferohet deri te tregu i Evropës Perëndimore.
Gordon i paralajmëroi vendet ballkanike se nuk duhet të jenë të varur vetë prej një furnizuesi për nevojat e tyre energjetike

Ai tha se megjithëse SHBA-ja ka sfida globale në gjithë botën, ato nuk e kanë ndalur kurrë interesin për Ballkanin ku Shtetet e Bashkuara kanë investuar aq shumë. Gordon foli të martën në një diskutim në organizatën e Atlantikut të Veriut, ku i bëri një përmbledhje edhe vizitës së sekretares së shtetit Hillari Klinton në rajon.

Dilplomati i lartë amerikan rikonfirmoi angazhimin e SHBA-së për zgjidhjen e çështjeve të mbetura të Ballkanit dhe një Evropë të bashkuar, si edhe për përparimin e demokracisë. Gordon tha se Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian nuk kanë konkurrencë me njëri-tjetrin në rajon.

“Ne e dimë që Shtetet e Bashkuara nuk mund të jenë të suksesshme pa Evropën dhe Evropa nuk mund të jetë e suksesshme pa ne”, tha ai. Gordon tha se perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, i ka bërë vendet të forcojnë ekonominë, të çojnë demokracinë përpara dhe të vendosin paqe me fqinjët.

Ai e pranoi se reformat politike në rajon janë penguar nga kriza ekonomike në Evropë. Po ai shtoi se ngadalësimi ekonomik në Evropë mund të kishte qenë një shans për udhëheqësit e Ballkanit që të përqendroheshin tek sfidat e brendshme, por tha ai ka çuar në një intensifikim shqetësues të retorikës nacionaliste dhe rilindjen e shovinizmit si mënyrë për të tërhequr mbështetës.

“Investitorët e huaj, do të vazhdojnë t’i anashkalojnë vendet që janë të pllakosura nga korrupsioni, nepotizmi, struktura të dobëta shtetërore dhe paqëndrueshmëria politike”.

Ai shtoi se SHBA-ja mbetet e angazhuar për zgjidhjen e problemeve të mbetura në Ballkan, por: “Udhëheqësve politikë të vendeve të rajonit duhet të lënë mënjanë përçarjet etnike dhe interesat personale dhe të përqendrohen tek zbatimi i reformave që kërkojnë qytetarët e tyre”.

Duke iu referuar vizitës së sekretares Klinton në Shqipëri, Gordon tha se ajo erdhi në një moment të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë, 100 vjetorit të pavarësisë.

“Për shumë vjet Shqipëria ishte vendi më i izoluar i Evropës, nën një diktaturë shtypëse. Gjatë dy dekadave të fundit ka punuar për të forcuar demokracinë dhe reformojë ekonominë”.

Por diplomati amerikan i bëri jehonë këshillës së Klintonit.

“Klinton e bëri të qartë se Shqipëria është në një udhëkryq kritik, ndërsa e vuri theksin tek nevoja për zgjedhje të lira, të drejta dhe transparente në zgjedhjet e vitit 2013”.

Ai theksoi se ajo gjithashtu u bëri thirrje anëtarëve të parlamentit të bashkëpunojnë pavarësisht nga përkatësia partiake dhe të marrin hapa të shpejtë për të miratuar reforma e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

“Veçanërisht, tha ai udhëheqësit e Shqipërisë duhet të zgjedhin rrugën e konsolidimit të arritjeve të deritanishme duke miratuar reforma në drejtësi dhe administratë dhe të rishikojnë rregullat procedurale të parlamentit. Qeveria tha ai duhet gjithashtu të shtojë përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Gordon vlerësoi faktin që Kosova dhe Serbia po mbajnë bisedime të nivelit të lartë. Por ai tha se për sa kohë Serbia dhe Kosova nuk i kanë zgjidhur çështjet e tyre, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të shqetësuara.

“Vizita e sekretares Klinton dhe baroneshës Eshton në Prishtinë vë në pah unitetin e qëndrimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian ndërsa ato u bëjnë thirrje të dyja vendeve të zbatojnë marrëveshjet e arritura dhe të marrin hapa konkrete për të tejkaluar bllokimin që ka të bëjë me Veriun e Kosovës”.

Gordon tha se SHBA-ja mbështet me forcë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës.

“As ne, as Bashkimi Evropian nuk presim që Serbia ta njohë Kosovën për momentin, por Serbisë do t’i duhet të normalizojë marrëdhëniet me një Kosovë demokratike, sovrane, të pavarur dhe shumë etnike brenda kufijve aktualë. Ndarja nuk është alternativë”.

Ai tha se Beogradi duhet të heqë strukturat paralele në veri, por se Kosova duhet të vazhdojë të punojë në drejtim të përparimit dhe demokracisë dhe të ndërtojë shoqëri shumë etnike, me mbrojtjen e të drejtave të pakicave. Gordon tha se Kosova duhet të vazhdojë reformat.

Zyrtari amerikan reagoi ndaj një pyetjeje që linte të kuptohej se Shtetet e Bashkuara mund të mos kenë një qëndrim të balancuar ndaj Kosovës dhe Serbisë, pasi ato favorizojnë Kosovën. Pyetja mori shkas nga qëndrimet e shprehura nga sekretarja Klinton në Prishtinë. Gordon tha se nuk është për t’u habitur që Klinton ka një lidhje të veçantë me Kosovën dhe se Shtetet e Bashkuara janë krenare për rolin e tyre në lindjen e shtetit të Kosovës. Por kjo tha ai nuk do të thotë se Uashingtoni nuk po mban qëndrim të balancuar.

Gjithashtu lexo

Dënohet deputeti zviceran që ironizoi me vrasjen e një shqiptari në xhami

Gjykata e Qarkut në Sitten/Sion (Kantoni Valis) ka dënuar deputetin nacional Jean-Luc Ador për diskriminim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *