Home / Sport / Shkëlqen Rufeja-M, barazon Gostivari

Shkëlqen Rufeja-M, barazon Gostivari

Të dielën Vrapçishti takohet me Pobeda Juniorin, ndërsa 11 Oktomvri ndeshet me Lokomotivën. Ndeshja Korzo-Makedonija Gj.P. do të zhvillohet të hënën.

Të shtunën u zhvilluan 5 ndeshje të javës së 12-të në Ligën e Dytë të futbollit në Maqedoni, në të cilat shkëlqeu skuadra e Rufeja-M, e cila me një paraqitje shumë të mirë mundi 4:1 Novacin. Miletinasit treguan një lojë shumë të mirë, duke arritur të shkatërojnë në tërësi kundërshtarin modest, por që fitoi simpatinë e publikut të pranishëm në stadiumin në Brevenicë. Ndërkohë Gostivari është ndalur në barazim 1:1 në fushë të vet me Miravcin në duelin më interesant të kësaj xhiroje. Të parët avansuan miqtë nga penaltia, ndërsa Gostivari me gjithë rastet e shumta, maksimumi që arriti të bëjë ishte goli i barazimit. Edhe derbi tjetër Euromilku-Skopje është mbyllur baraz, por pa gola të shënuar. Tikveshi në fushë të vet mundi 2:1 Maxhari Solidarnostin, ndërsa Ohri fitoi 4:3 Babin në nja takim që solli goleadë. Të dielën Vrapçishti takohet me Pobeda Juniorin, ndërsa 11 Oktomvri ndeshet me Lokomotivën. Ndeshja Korzo-Makedonija Gj.P. do të zhvillohet të hënën.

Rezultatet:
Gostivari-Miravci 1:1,
Rufeja M-Novaci 4:1,
Euromilku-Skopje 0:0,
Tikveshi-Maxhari S. 2:1,
Ohri-Babi 4:3,
Të dielën:
Vrapçishti-Pobeda J.,
11 Oktomvri-Lokomotiva
Të hënën:
Korzo-Makedonija Gj.P.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *