Home / Sport / Shkëndija kërkon fitore ndaj Metalurgut

Shkëndija kërkon fitore ndaj Metalurgut

“Ne kemi në kokat tona ambiciet për fitore dhe me maksimumin e të gjithëve do të tentojmë të arrijmë të marrim tre pikët. E dijmë se do jetë ndeshje e vështirë, Metalurgu ka skuadër cilësore që pretendon kreun e tabelës, mirëpo besojmë në kualitetet tona dhe presim të dalim me sukses nga kjo sfidë”, shprehen nga tabori i Shkëndijës.

Të dielën në program janë ndeshjet e javës së 14-të në Ligën e Parë të futbollit në vend, ku spikat derbi i madh ndërmjet Metalurgut dhe Shkëndijës. ‘Kuqezinjtë’ tetovarë pas disfatës së papritur në Tetovë nga Horizonti, tani kërkojnë të kompensojnë pikët e humbura dhe të marrin fitore në Shkup. Metalurgu në anën tjetër në dy takimet e fundit në teren vendas ka një pikë, pas barazimit me Sileksin dhe disfatës me Dritën. “Ne kemi në kokat tona ambiciet për fitore dhe me maksimumin e të gjithëve do të tentojmë të arrijmë të marrim tre pikët. E dijmë se do jetë ndeshje e vështirë, Metalurgu ka skuadër cilësore që pretendon kreun e tabelës, mirëpo besojmë në kualitetet tona dhe presim të dalim me sukses nga kjo sfidë”, shprehen nga tabori i Shkëndijës, të cilët për këtë ndeshje kompletohen me rrikthimin e Mishkovskit që mungoi për shkak të kartonit të kuq në takimin me Dritën, katër xhiro më parë. Ndeshja Metalurgu-Shkëndija do të zhvillohet të dielën në stadiumin në lagjen Autokomandë të Shkupit, me fillim në orën 13:00. Skuadra e Dritës nga Bogovina udhëton drejt Kërçovës, me ambice për rezultat pozitiv në takimin me Napredokun. Kërçovarët këtë vit konfirmohen si ‘mikpritës’ të këqinj, pasi s’dinë për dështim në fushë të vet, duke mundur skuadra si Shkëndija dhe Vardari. Edhe Renova ka transfertë të vështirë, pasi udhëton drejt Strumicës ku do të ndeshet me Horizontin. Ekipi që këtë vit befason me rezultatet e saj dhe që javën e shkuar ‘shokoi’ Shkëndijën në Tetovë, paralajmëron tre pikë të reja në duelin me Renovën. ‘Gjipspunuesit’ në anën tjetër shpresojnë në rezultat pozitiv dhe çdo gjë përveç disfatës për ta do të ishte sukses nga kjo sfidë. Në Tetovë duel interesant pritet të sjellin kampionët në fuqi Vardari në përballjen me ‘fenerxhiun’ e renditjes Teteksin. Rabotniçki në fushë të vet pret Sileksin, ndërsa Bregallnica takohet me Pelisterin. Të gjitha ndeshjet nisin në orën 13:00.

Dyshet e javës së 14-të:
Metalurgu-Shkëndija,
Napredoku-Drita,
Horizonti-Renova,
Teteksi-Vardari,
Rabotniçki-Sileksi,
Bregallnica-Pelisteri.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *