Home / Sport / Shkëndija me fitore kruciale

Shkëndija me fitore kruciale

“Pajtohemi se nuk luajtëm mirë dhe duhet patjetër të ndryshojmë prezentimin tonë, mirëpo nga ana tjetër pikërisht me një paraqitje të tillë morëm fitoren e parë në transfertat me Metalurgun. Pikërisht fitorja dhe tre pikët mbeten gjëja më e mirë dhe pozitive nga kjo përballje, që u karakterizua me lojë shumë të dobët nga ana jonë”, shprehen futbollistë të caktuar të Shkëndijës , për dallim nga disa tjerë që nuk i pranojnë mirë kritikat nga mediat, duke gënjyer veten se ishin në nivel.

Java e 14-të në Ligën e Parë të futbollit në vend solli rrikthim të fuqishëm të Shkëndijës, pas humbjes befasuese nga Horizont Turnova një javë më parë. ‘Kuqezinjtë’ tetovarë fituan derbin e javës 14-të në fushë të Metalurgut, duke regjistruar fitoren e parë në këtë teren ndaj këtij kundërshtari. Në fakt, edhe pse loja e Shkëndijës nuk ishte në nivel dhe la shumë për të dëshiruar, gjithsesi të rëndësishme mbeten tre pikët nga kjo përballje e rëndësishme. “Pajtohemi se nuk luajtëm mirë dhe duhet patjetër të ndryshojmë prezentimin tonë, mirëpo nga ana tjetër pikërisht me një paraqitje të tillë morëm fitoren e parë në transfertat me Metalurgun. Pikërisht fitorja dhe tre pikët mbeten gjëja më e mirë dhe pozitive nga kjo përballje, që u karakterizua me lojë shumë të dobët nga ana jonë”, shprehen futbollistë të caktuar të Shkëndijës, që pranojnë paraqitjen e dobët, për dallim nga disa tjerë që nuk i pranojnë mirë kritikat nga mediat, duke gënjyer veten se ishin në nivel. “Po mundej të ndodhë që të fitojmë shumë më bindhshëm pasi kundërshtari mbeti me 9-të futbollistë, por nuk ditëm t’i shfrytëzojmë disa mundësi të mira në kundërsulme. Metalurgu na sulmoi me dy futbollistë më pak dhe mundej të ndodhë që të na ndëshkojë për gjithë ato huqje. Për fat kjo nuk ndodhi dhe ne morëm tre pikët. Sa u përket gabimeve, do të kemi analiza të detajuara të takimeve me Horizontin dhe Metalurgun, ku do t’i nxjerim në pah gjithë gjërat negative në këto dy ndeshje, me qëllim që të mos përsëriten në të ardhmen. Besoj se loja jonë do të përmirësohet që në takimin me Bregallnicën”, deklaroi trajneri i Shkëndijës, Artim Shaqiri, që gjithashtu nuk ishte i kënaqur me periudha të caktuara të skuadrës së tij në paraqitjen me Metalurgun, por edhe me Horizontin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *