Home / Lajme / Rajon / Shpërthim i fuqishëm afër kufirit në Bërnjak

Shpërthim i fuqishëm afër kufirit në Bërnjak

Mbrëm rreth orës 19.30 ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm afër vendkalimit kufitar në Bërnjak. Burime të portalit serb “Blic” nga veriu i Kosovës bëjnë të ditur se krisma e shpërthimit ka qenë e ngjashme me atë që shkaktohet nga hedhja e predhës me zollë apo tromblon.

Agjencia serbe Tanjug njofton se shpërthimi ka ndodhur në rrugën magjistrale, në hapësirën ndërmjet punktit të ngritur nga MUP-i serb në Tabalia dhe punktit në Bërnjak, ku janë të vendosur pjesëtarët e KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, citohet të ketë deklaruar se polica është e informuar për shpërthimin.

Sipas medieve serbe, Hoti ka thënë se shpërthimi është dëgjuar në vendkalimin kufitar, por nuk është ende nuk është përcaktuar vendi ku ka ndodhur shpërthiimi.

Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeljevic, nuk ka mundur të konfirmojë, apo të përgënjeshtrojë lajmin për shpërthimin në veri.

Pak kohë, pas shpërthimit, sipas medieve serbe, rreth orës 20.00 pranë Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës, persona të panjohur kanë provuar të vendosin flamurin shqiptar në shtyllën afër objektit.

Sipas burimeve të mediave serbe nga veriu, personat përgjegjës për sigurimin e objektit të Zyrës Administrative kanë dalë dhe kur kanë provuar të bisedojnë me personin, ai ka shtënë në ajër dhe ka ikur.

Ndërsa, Policia e Kosovës është duke bërë hetimet në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu lexo

Në çdo 32 kërkesa për azil, ja sa shqiptarë kanë mundur të përfitojnë

Numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e BE-së në 2016-ën arriti në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *