Home / Lajme / Maqedoni / Shumica e qytetarëve me vlerësime pozitive për politikat qeveritare

Shumica e qytetarëve me vlerësime pozitive për politikat qeveritare

5 nëntor-Qëndrim pozitiv për politikat e Qeverisë për procesin e eurointegrimeve kanë shprehur 46,2 për qind e qytetarëve të anketuar, mendim negativ kanë 30, ndërsa 23,8 nuk kanë përgjigje.

Shumica e qytetarëve të Maqedonisë i vlerësojnë si pozitive politikat e Qeverisë për tërheqjen e investimeve të huaja, subvencioneve në bujqësi dhe reformat në sistemin shëndetësor, tregon anketa e Institutit për hulumtime politike nga Shkupi (IHPSH).

Në pyetjen “si i vlerësoni politikat e ardhshme të Qeverisë: tërheqjen e investimeve të huaja”, 59 për qind janë përgjigjur në mënyrë pozitive, 29,1 kanë qëndrim negativ, ndërsa pa përgjigje kanë qenë 11,8 për qind e të anketuarve.

Vlerësim pozitiv për politikat qeveritare për subvencione në bujqësi kanë dhënë 70,01 për qind, në mënyrë negative janë prononcuar 18,7, ndërsa 11,2 për qind kanë pasur përgjigjur.

Reformat në sistemin shëndetësor në mënyrë pozitive e kanë vlerësuar 54,6 për qind e të anketuarve, negativisht 34,8, ndërsa nuk kanë pasur përgjigje 10,6 për qind.

Qëndrim pozitiv për politikat e Qeverisë për procesin e eurointegrimeve kanë shprehur 46,2 për qind e qytetarëve të anketuar, mendim negativ kanë 30, ndërsa 23,8 nuk kanë përgjigje.

Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë në mënyrë pozitive e vlerësojnë 50,6 për qind e të anketuarve, 16,1 negativisht, ndërsa për përgjigje kanë qenë 33,3 për qind.

Për 54 për qind të të anketuarve është reale të pritet datë për fillimin e negociatave për hyrje në BE në dhjetor të këtij viti, për 27 për qind kjo është ireale, ndërsa 19 për qind nuk kanë mendim konkret për këtë çështje.

Projekti “Shkupi 2014”, sipas anketës së IHPSH-së, pozitivisht e kanë vlerësuar 40,3 për qind e të anketuarve, 51,1 kanë qëndrim negativ, ndërsa nuk kanë pasur përgjigje 14,6 për qind.

Instituti për hulumtime politike nga Shkupi anketën telefonike e ka zbatuar nga 29 tetori deri më 1 nëntor të këtij viti në 1.115 të anketuar

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *