Home / Lajme / Maqedoni / SHVL e UÇK reagon ndaj deklaratës së Gruevskin për ‘branitellat’

SHVL e UÇK reagon ndaj deklaratës së Gruevskin për ‘branitellat’

SHVL – UÇK shpreh brengosje për lojra të këtilla të rrezikshme nga padronët e Beogradit që shkaktojë vetëm përplasje në kuvend dhe komision dhe si të tilla janë kundër barazisë dhe bashkëjetesës në vend.

Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të mërkurën përmes një komunikate ka reaguar ndaj deklaratës së dhënë nga ana e kryemnistrit se ligji i branitellave do të miratohet.

“Do ti drejtohemi BE-së OSBE-së, NATO-s OKB-së dhe SHBA-ve për ndërhyrje të shpejtë në ketë drejtim sepse bëhet fjalë për një ligj të një anshëm i cili nuk i përfshinë edhe kryengritësit e UÇK-së, gjthmonë duke u bazuar në normat ndërkombëtare të drejtësisë dhe akteve të mbrojtjes së vlerave kombëtare”, thekson reagimi i kësaj shoqate që drejtohet nga Fazli Veliu.

SHVL – UÇK shpreh brengosje për lojra të këtilla të rrezikshme nga padronët e Beogradit që shkaktojë vetëm përplasje në kuvend dhe komision dhe si të tilla janë kundër barazisë dhe bashkëjetesës në vend.

SHVL – UÇK i fton të gjithë deputetët shqiptarë, qeveritarët ambasadorët, të qëndrojnë të paluhatshëm në detyrat e caktuara thuhet në reagimin me shkrim të SHVL- UÇK-së te nenshkruar nga degete saj qendrore në Tiranë, Shkup dhe Pishtinë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *