Home / Lajme / Rajon / Si u shpall Pavarësia në Vlorë?

Si u shpall Pavarësia në Vlorë?

28 nëntor-Një pjesë e territoreve ishin të pushtuara nga grekët dhe serbët, por kjo nuk i pengoi përfaqësues nga të gjitha krahinat, që bashkë me Ismail Qemalin, të ndërmerrnin atë sipërmarrje të paparishikueshme dhe të pabesueshme deri në mesditën e 28 Nëntorit-raporton Top Channel.

Ishin ditët e fundit të nëntorit 1912, kur pas një udhëtimi në rrethana të jashtëzakonshme, Ismail Qemali mbërriti në Vlorë, ku pritej të mbahej Kuvendi më i rëndësishëm për shqiptarët, Kuvendi që do të shpallte pavarësinë e Shqipërisë.
Një pjesë e territoreve ishin të pushtuara nga grekët dhe serbët, por kjo nuk i pengoi përfaqësues nga të gjitha krahinat, që bashkë me Ismail Qemalin, të ndërmerrnin atë sipërmarrje të paparishikueshme dhe të pabesueshme deri në mesditën e 28 Nëntorit.
Mbledhja në të cilën 40 burra do të firmosnin të parin akt të shtetit të ri shqiptar, nisi rreth orë 16.00 në Konakun e Xhemil Beut, ku deri në atë moment kishin mbërritur dhjetëra delegatë, por vetëm 43 prej tyre ishin atë pasdite të ftohtë nëntori në sallë dhe vetëm 40 prej tyre arritën të vënë firmën në Aktin e Pavarësisë. Pesë prej delegatëve ishin firmëtarë nga Vlora, e po kaq nga Berati, dy nga Tirana, Gjirokastra dhe Durrësi, katër nga Elbasani, me nga tre delegatë nga Lushnja, Ohri dhe Struga, nga Kolonia Shqiptare e Bukureshtit, nga Korça dhe nga Kosova, e me nga dy nga Shijaku, një delegat nga Kruja, një nga Shkodra dhe një nga Dibra.

17 prej tyre ishin myslimanë, 11 ortodoksë e dy katolikë. Pjesa më e madhe e firmëtarëve që e shihnin Vlorën për herë të parë ishin atdhetarë të njohur me kontribut të spikatur, të shkolluar jashtë Shqipërisë dhe nga familja të pasura të parisë shqiptare të kohës.

Në një prej fotove të pakta të shkrepura gjatë ditëve të Kuvendin, shfaqen pjesa më e madhe e 86 delegatëve të mbërritur.

Ndërsa në një foto tjetër, fotoja origjinale e Aktit të Paarësisë e realizuar nga Gegë Marubi në 1937 në festimet e 25-vjetorit të organizuara nga Mbreti Zog dhe e shfaqur në një ekspozitë të realizuar në këtë rast. 34 firma ndodhen në faqen e parë dhe 6 të tjera në të pasmen.

Eshtë fakt se pas 1945, disa prej firmave të nënshkruesve të Deklaratës së Pavarësisë u zhdukën nga regjimi i Enver Hoxhës, ashtu sikundër një pjesë e tyre pësuan një fat tragjik në vitet që pasuan 28 Nëntorin e 1912.
Mënyra se si i kemi trajtuar firmëtarët është pjesë e historisë tonë të turpshme, ku mes tyre ka katër të arratisur, gjashtë të burgosur ose arrestuar, tre vdiqën në burg, 15 vdiqën në emigracion dhe gjysma pra u përndoq dhe u keqtrajtua. Fatin më tragjik e pësoi Lef Nosi, njeriu që ishte Ministër i Postës dhe zotërues i Arkivit të Qeverisë së Vlorës dhe Aktit origjinal të Pavarësisë. Ai u pushkatua në 1946, eshtrat e tij u hodhën s’dihet se ku. Sot një ndër baballarët e kombit mbetet pa varr, ashtu sikundër në këtë 100-vjetor mbetet i varrosur sekreti se ku përfundoi Akti origjinal i shpalljes së Pavarësisë shqiptarëve.TOP-CHANNEL.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *