Home / Lajme / Maqedoni / SOT FILLON APLIKIMI PËR NJOHJEN E STATUSIT TË PJESTARËVE TË UÇK-së

SOT FILLON APLIKIMI PËR NJOHJEN E STATUSIT TË PJESTARËVE TË UÇK-së

Nga dita e sotme të gjithë ata që pretendojnë se kanë qenë pjesë e UÇK-së, mund ti marrin aplikacionet nëpër shoqatat përkatëse, në komuna për të vërtetuar njohjen e statusit të veteranit, invalidit, por edhe të dëshmorit të UÇK-së.

Muharrem Xhemajli, kryetar i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së tha se ka me mijëra aplikacione që janë të mjaftueshme për të gjithë ata që pretendojnë se kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së.

Xhemajli bëri të ditur se këto aplikacione do të shpërndahen edhe nëpër ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës, ku qytetarët të cilët kanë qënë në UÇK-së do të kenë mundësi të aplikojnë.

Ndërkohë, Muharrem Xhemajli u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë keqëpërdorur këtë status dhe kanë përfituar në mënyrë të pandershme mos t”i marrin aplikacionet, sepse në rast të dëshmisë së rrejshme do të përgjigjen penalisht, dhe i njëjti do të zgjasë deri me 28 shkurt 2013.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *