Home / Lajme / Rajon / Spahiu: Ministri Ksera të procedohet për tradhti kombëtare

Spahiu: Ministri Ksera të procedohet për tradhti kombëtare

Kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, gjatë një aktiviteti të zhvilluar dje në Korçë denoncoi dhe skandalin e ministrit të Punës.

Tiranë, 18 nëntro – Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, i cili në takimin me deputetin e “Agimit të Artë” ka deklaruar se po punon për të ashtuquajturin “Vorio Epir”. “Ministri Spiro Ksera është kthyer në urën e shtetasit Sali Berisha me ‘Agimin e Artë’.

Sot në qeveri janë tre ministra grekë dhe 13 ministra filogrekë. Këta shtetas, që po cenojnë integritetin territorial të Shqipërisë dhe po përpiqen të asimilojnë kulturën dhe simbolet shqiptare, duhet të përgjigjen përpara ligjit dhe nëse ligji nuk do të veprojë, atëherë do të jetë vetë populli që do t’i largojë ata me protesta. Skenari që po hartohet nga 3 ministrat grekë dhe 13 filogrekë dhe lidhjet e tyre me ‘Agimin e Artë’ është ndër më të rrezikshmit që cenon paqen e të gjithë rajonit, shkruan “Panorama”.

Këta shtetas duhet të procedohet penalisht për tradhti kombëtare”, deklaroi Spahiu. Duke folur për festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë, kreu i Aleancës Kuqezi tha se 28 Nëntori i gjen shqiptarët të copëtuar e të ndarë në dy shtete. Sipas tij, shqiptarët po përjashtohen nga familja e madhe europiane për herë të tretë dhe kjo po ndodh pikërisht për faj të politikanëve. “Dita e Pavarësisë po afron, por ajo nuk është dita e 100 vitesh shtet. Shqiptarët kanë 100 vite pavarësi, por ata janë të ndëshkuar dhe të dënuar, të jetojnë në shumë shtete, ata ende nuk kanë një shtet të tyren, por janë të copëtuar, ata jetojnë në dy shtete shqiptare, ata jetojnë në 5 shtete të huaja dhe sot ne vijmë me një dëshirë dhe një qëllim dhe me një premtim që ta shndërrojmë në Nëntorin e Tretë të shqiptarëve.

Shqipëria ka kaluar një shekull, po një shekull regres dhe jo një shekull progres”, tha Spahiu. Kreu i AK-së komentoi dhe zhvillimet më të fundit në vend lidhur me situatën e krijuar nga konflikti i CEZ Shpërndarjes dhe qeverisë, duke lëshuar akuza të rënda në drejtim të Kryeministrit. “Shqipëria është gati të shpërthejë në protesta mbarëkombëtare prej papërgjegjshmërisë së qeverisë së shtetasit Sali Berisha, i cili ndyu duart me paratë e privatizimit. Ujin Shqipërisë ia ka dhënë Zoti dhe jo qeveria. Sali Berisha është pjesë e skenarit për destabilizimin e Shqipërisë, dhe këtë ai e ka provuar 15 vjet më parë dhe po tenton ta bëjë sërish. Sot në Shqipëri njerëzit po digjen të gjallë, vriten për ujë dhe papërgjegjshmëria për mbrojtjen e jetës së qytetarit nga kjo qeveri është zero”, u shpreh kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *