Home / Sport / Stafi i Guardiolës ndjek ndeshjen e Milanit

Stafi i Guardiolës ndjek ndeshjen e Milanit

Pep Guardiola është një nga ëndrrat e presidentit të Milanit, Silvio Berluskoni, i cili do ta shihte me prioritet afrimin e tij në drejtimin e kuqezinjve në sezonin e ardhshëm. Për këtë arsye, mediat italiane kanë komunikuar mbrëmë lajmin për një takim të bujshëm mes drejtuesve kuqezinj dhe pjesëtarëve të stafit të trajnerit katalanas, për të diskutuar realizimin e kësaj ëndrre të ish-kryeministrit italian.

Në fakt, Manuel Estiarte, një nga ndihmësit e Guardiolës në vitet e fundit, ka konfirmuar se ka qenë në Milano gjatë ditës së djeshme bashkë me vëllain dhe menaxherin e trajnerit spanjoll. Por ai ka bërë të qartë se gjendej në Itali vetëm për të parë ndeshjen Milan-Malaga dhe nuk kishte asnjë qëllim tjetër.
Por kaq ka mjaftuar që të hipotetizohej zhvillimi i një negociate me drejtuesit e klubit rreth një të ardhme të mundshme në drejtimin e skuadrës kuqezi. Spekulimet që erdhën pikërisht në ditën kur Galiani konfirmoi se do të vazhdohej me Alegrin në vitin 2013, detyruan klubin italian të bënte edhe një përgënjeshtrim zyrtar.
“AC Milan përgënjeshtron lajmet e shfaqura në disa media rreth një takimi të administratorit Adriano Galiani me familjarë apo menaxherë të z. Guardiola”, shkruhej në komunikatën e lëshuar nga klubi.
Rreth kësaj çështje, pas ndeshjes Milan-Malaga ka folur edhe vetë trajneri Alegri, i cili ka thënë se nuk shqetësohet nga zërat e vazhdueshëm rreth largimit të tij. “Guardiola? Nuk është problemi im. Unë mendoj si të ringjitemi në kampionat dhe të kalojmë fazën e grupeve në Champions. Nuk më shqetëson fakti që flitet për të, pasi nuk është emri i vetëm që është përfolur për Milanin, ka patur një miliard e gjysmë para tij”, ishte komenti i trajnerit italian.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *