Home / Lajme / Maqedoni / Stavreski: Buxheti për vitin e ardhshëm në suaza të buxhetit të sivjetshëm

Stavreski: Buxheti për vitin e ardhshëm në suaza të buxhetit të sivjetshëm

2 nëntor-Zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave Zoran Stavreski sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp theksoi se përgatitjet për buxhetin për vitin e ardhshëm janë në fazën përfundimtare dhe se pritet ai të lëviz në suaza të buxhetit për këtë vit.

Buxheti për vitin 2013 do të jetë përgjigje adekuate të ngjarjeve në ekonominë evropiane. I balancuar nga aspekti i mbrojtjes të të gjitha kategorive sociale dhe pensionistëve dhe sigurimin e mjeteve për bujqit, por njëkohësisht është ruajtur edhe komponenti zhvillimor përmes investimeve të kapitalit.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave Zoran Stavreski sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp theksoi se përgatitjet për buxhetin për vitin e ardhshëm janë në fazën përfundimtare dhe se pritet ai të lëviz në suaza të buxhetit për këtë vit.

“Përgatitjet për Buxhetin për vitin 2013 rrjedhin mirë. Janë në fazën përfundimtare. Zhvilluam biseda në disa cikle me të gjithë ministritë. Si gjithmonë, mundësitë dhe nevojat nuk janë gjithmonë identike, por në përgjithësi jemi harmonizuar me ministritë se në vitin 2013 buxhetet duhet të jenë optimale në harmonizim me kushtet në ekonominë evropiane dhe krizën evropiane. Pres se do të lëvizim në suaza të buxhetit që ishte për këtë vit. Për disa ditë do të dorëzohet deri te Qeveria dhe besoj që do të mbështet nga Qeveria” tha Stavreski.

Ai theksoi se projeksioni për rritje për vitin e ardhshëm do të jetë në suaza të parashikimeve të FMN-së, BERZH-së dhe Bankës Popullore.

Qytetarët e Maqedonisë nga fundi i këtij viti do të munden disa shërbime të caktuara t’i paguajnë përmes shfrytëzimit të telefonit celular, internetit ose provajderit kabllovik. Kjo është paraparë në ndryshimet e Ligjit për qarkullim pagesor që sot i publikoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski, ndërsa dalin si nevojë e imponuar e mënyrës bashkëkohore të jetesës dhe teknologjive bashkëkohore.

“Me ndryshimet e Ligjit për qarkullim pagesor vendoset një mundësi bashkëkohore për metodë shtesë dhe mënyrë për pagesën e shërbimeve përmes shfrytëzimit të telefonave celularë ose përmes shfrytëzimit të internetit dhe provajderëve kabllovikë. Me ndryshimet e ligjit mundësohet operatorët celularë në marrëveshje me subjektet ku do të kryhen shërbimet të vendosin terminale edhe me dorëzimin e telefonave celularë në ato terminale njëjtë siç bëhet me kartelë kreditore të aktivizohet llogaria juaj në telefonin celular me shënimin e pin kodit të paguhet llogaria. Më pas në fund të muaji shpenzimi do të përfshihet në faturën të cilën do t’ua dorëzojë operatori celular. E njëjta do të mund bëhet përmes llogarive për provajderët kabllovik dhe të internetit”, sqaroi në konferencën e sotme për shtyp ministri Stavreski.

Ai shtoi se do të mund të paguhen edhe për artikuj ose ndonjë shërbim tjetër i cili porositet prej në shtëpi dhe i dërguar deri në shtëpi.

Sipas ministrit kjo do të kontribuojë për konkurrencën e rritur në qarkullimin pagesor, uljen e provizioneve dhe lehtësimin e qytetarëve nga aspekti i asaj kur duhet të paguajnë ndonjë shërbim të kenë më shumë opsione në dispozicion.

Secili prej nesh, tha ministri, ndonjëherë është gjetur në situatë kur ndodhet në ndonjë vend, të themi në ndonjë restorant në situatë kur kemi harruar portofolin, ose nuk e keni me vete kartelën kreditore dhe nuk ka mënyrë se si të paguhet llogaria.

Sipas ndryshimeve në ligj pagesat të cilat mund të kryhen përmes operatorëve celularë dhe përmes internet provajderëve dhe atyre kabllovik do të kufizohen për shumë deri në 1.000 denarë, ndërsa gjithsej gjatë muajit 6.000 denarë. Te operatorët kufizimi i transaksioneve të përgjithshme që mund të paguhen në këtë mënyrë është 100 milionë denarë në muaj për të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve.

Që të mund të shfrytëzohet kjo mundësi do të duhet të kontraktohen marrëveshje midis operatorit, gjegjësisht ndërmjetësuesit dhe atij i cili e ofron shërbimin, ndërsa njëherësh duhet të plotësohen kriteret për kryerjen e qarkullimit pagesor të Bankës Popullore, përmes plotësimit të kushteve të caktuara kapitale dhe teknike. Kjo, siç tha ministri, është për arsye se dëshirojnë gjithashtu të jenë të sigurt se qarkullimi pagesor kryhet në mënyrë të sigurt dhe se nuk do të ketë keqpërdorime dhe probleme të tjera teknike.

Ministri pret se kjo gjë do të përshëndetet nga të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve. Ai theksoi se paraprakisht është folur me operatorët celularë, me kërkesë të së cilëve është bërë edhe kërkesa dhe janë bërë ndryshime dhe se prej informacioneve të tyre tani më disa operatorë celularë bëjnë përgatitje teknike për vendosjen e shërbimeve të këtilla.

Ndryshimet e ligjit janë në pajtim të plotë me direktivat evropiane, ndërsa sipas ministrit janë sjellje praktike e këtyre përvojave bashkëkohore të cilat tani më funksionojnë në vendet e zhvilluara

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *