Home / Lajme / Maqedoni / Stavreski: E paguam më shumë se gjysmën e borxhit ndaj firmave

Stavreski: E paguam më shumë se gjysmën e borxhit ndaj firmave

11 nëntor-“Me fundin e tetorit, më shumë se gjysma e obligimeve tani më janë paguar, si në bazë të kthimit të TVSH-së, ashtu edhe në bazë të urdhëresave për shërbime ndërtimore, komunale etj. Dinamika e pagesës do të vazhdojë me po këtë tempo dhe bashkë me shkurtin 2013, do ta plotësojmë premtimin ndaj biznes-bashkësisë për pastrimin e plotë të obligimeve”, thotë Stavreski

Qeveria tani më ka paguar gjysmën e borxhit ndaj ekonomisë edhe në bazë të tatimit të vlerë së shtuar edhe në bazë të punimeve të kryera ndërtimore dhe shërbimeve.

Këtë e thekson zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski, në një intervistë për “Utrinski vesnik”, duke theksuar se është plotësuar premtimi naj biznesmenëve edhe atë një muaj para afatit.

“Me fundin e tetorit, më shumë se gjysma e obligimeve tani më janë paguar, si në bazë të kthimit të TVSH-së, ashtu edhe në bazë të urdhëresave për shërbime ndërtimore, komunale etj. Dinamika e pagesës do të vazhdojë me po këtë tempo dhe bashkë me shkurtin 2013, do ta plotësojmë premtimin ndaj biznes-bashkësisë për pastrimin e plotë të obligimeve”, thotë Stavreski.

Qeveria, thekson, ka vendosur sistem, me instruksione konkrete edhe deri te institucionet shtetërore edhe deri te shfrytëzuesit e mjeteve buxhetore për atë se si do të vijojë pagesa që të mos vijë deri te akumulimi i sërishëm i mjeteve

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *