Home / Lajme / Maqedoni / Stazhi i Kosovës privon nga pensioni tetovarët

Stazhi i Kosovës privon nga pensioni tetovarët

14 nëntor- “Më shumë probleme kemi me stazhin e Kosovës, ku nga ana e Sërbisë, stazhi i personave që kanë punuar në Kosovë nuk tregohet. Shkaku është se kontributet janë paguar në ish Jugosllavi, pra në Sërbi dhe nuk mund ta vërtetojnë shtazhin në Kosovë. Kërkesat që bëhen nga ana jonë atje ngelin me muaj, me vite pra kemi vonesa të shumta në kthimin e përgjigjes. Ne kemi marrëveshje me Bosnjën, Sërbinë, Slloveninë, Kroacinë, dhe në bazë të marrëveshjes ata duhet që në afat sa më të shkurtë të kthejnë përgjigje, por përgjigjet zgjasin ndonjëherë edhe mbi një vit.

Urim HASIPI

Tetovë-Vazhdojnë ankesat e qytetarëve të Maqedonisë, të cilët kanë punuar në-ish republikat e Jugosllavisë dhe nuk mund të grumbullojnë stazhin e tyre për të marrë pension. Ankesa kanë pasur edhe bujqit rreth daljes në pension të cilët kanë paguar kontributet në vitet 70-ta dhe 80-ta.

Për këto probleme të martën në Tetovë u mbajt një takim ku qytetarët kishin rastin në mënyrë direkte të parashtrojnë pyetje ndaj përfaqësuesve të fondit pensional nga Shkupi.

Qytetarët si problematike kanë parashtruar daljen në pension në lidhje me grumbullimin e stazhit në vendet e ish –Jugosllavisë. Si më problematike paraqitet stazhi në Kosovë, ndërsa Maqedonia dhe Kosova ende nuk kanë nënshkruar marrëveshje për njohje të stazhit. Sipas udheheqëses së sektorit për realizimin e të drejtës së pensionit në filialin e Tetovës Ilmije Emruli, problemet shfaqen nga pala e Sërbisë e cila stërzgjat përgjigjen për stazhin e personave që kanë punuar në Kosovë.

“Më shumë probleme kemi me stazhin e Kosovës, ku nga ana e Sërbisë, stazhi i personave që kanë punuar në Kosovë nuk tregohet. Shkaku është se kontributet janë paguar në ish Jugosllavi, pra në Sërbi dhe nuk mund ta vërtetojnë shtazhin në Kosovë. Kërkesat që bëhen nga ana jonë atje ngelin me muaj, me vite pra kemi vonesa të shumta në kthimin e përgjigjes. Ne kemi marrëveshje me Bosnjën, Sërbinë, Slloveninë, Kroacinë, dhe në bazë të marrëveshjes ata duhet që në afat sa më të shkurtë të kthejnë përgjigje, por përgjigjet zgjasin ndonjëherë edhe mbi një vit”, thotë ajo.

Ndërkaq, probleme poashtu janë paraqitur edhe me daljen në pension të bujqëve. Beqir Mexhiti koordinator për realizimin e të drejtës së pensionit në Fondin për sigurim pensional të Maqedonisë, thotë se stazhi që është paguar në vitet 19878 dhe 1988 do të njihet sërish, ndërsa do të duhet të paguhen kontributet për pesë vite që të plotësohen gjithsej 15 vite për dalje në pension.

“E vërtetë se buit kanë probleme, një kategori ka paguar sipas sistemit të vjetër prej vitit 1978 deri në vitin 1988. Ai stazh figuron te bujqit ndërsa në vitin 2008 i njejti u anulua për shkak se pagesa e kontributeve ka qenë shuëm e vogël. Dhe bujqit kanë mundur të marrin pension nëse kanë qenë të siguruar nga viti 1989 e këndej. Ndryshimi më i ri është bërë në korrik të këtij viti ku parashihet që një kategori e bujqëve të cilët kanë paguar kontributet prej 1978 deri në 1988 dhe mund ta gjejnë stazhin për të plotësuar kushtin e dytë përveç moshës dhe me këtë duhet që të kenë gjithsej 15 vjet stazh për të shfrytëzuar të drejtën pensionit, pra maksimum duhet të paguajnë edhe 5 vjet stazh dhe të plotësojnë kushtet”, tha Mexhiti.

Ndryshe, në Tetovë u mbajt aktiviteti “Ditë për ju”, që e organizoi Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalindor , Njesia rajonale Tetovë së bashku me Ministrinë për Punë dhe Politike Sociale.
www.TVKOHA.TV

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *