Home / Lajme / Maqedoni / Stipe Mesiç sot do të shpallet qytetar nderi i komunës së Tetovës.

Stipe Mesiç sot do të shpallet qytetar nderi i komunës së Tetovës.

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç sot do të shpallet qytetar nderi i komunës së Tetovës. Ish-presidenti kroat po qëndron për vizitë treditore në Maqedoni, duke pasur takime dhe vizita të ngjeshura në Tetovë dhe Shkup.

Autoritetet komunale të Tetovës njoftuan se kanë përgatitur një ceremoni solemne dhe zyrtare me rasti ne ndarjes së titullit “Qytetar nderi i Tetovës” për presidentin e Kroacisë gjatë mandatit 2000 – 2010 dhe një personalitet i njohur si mik i çështjes shqiptare.

“Figura e presidentit Mesiç, është e gjithanshme dhe përfaqëson liderin bashkëpunues dhe vizionar të rajonit të Ballkanit”, ka theksuar Sahide Ismaili nga kabineti i kryetarit të komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, duke ftuar qytetarët që të jenë pjesë e kësaj ceremonie.

Në kuadër të kësaj vizite, kryetari i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci, Idriz Sulejmani ka shpalosur edhe agjendën e Mesiç në Maqedoni, kryesisht takimet në Tetovë dhe Shkup me personalitete politike shqiptare, vizitën në Universitetin e Evropës Juglindore dhe USHT dhe drejtues të institucioneve në Maqedoni.

Në Universitetin e Evropës Juglindore UEJL, ish-presidenti kroat do të nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”. Mesiç në kuadër të agjendës së tij ka paraparë edhe qëndrimin në fshatin Zherovjan, duke nderuar vendlindjen dhe banorët e bashkëpunëtorit dhe mikut të tij Idriz Sulejmani, që është organizator dhe pjesë e delegacionit kroat.
Ish-presidenti kroat në kuadër të vizitave me drejtues të politikës së vendit do të takohet me liderët e partive shqiptare Menduh Thaçi i PDSH dhe Ali Ahmeti i BDI, presidentin e vendit Gjorgje Ivanov si dhe kryetarin e LSDM, ndërsa në kuadër të agjendës janë paraparë edhe takime me sektorin joqeveritar. (INA)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *