Home / Lajme / Maqedoni / Sulm me koktej molotov në ambasadën amerikane në Shkup

Sulm me koktej molotov në ambasadën amerikane në Shkup

30 nëntor-Sulmuesi menjëherë ka ikur në drejtim të panjohur, mirëpo është arrestuar nga njësiti policor “Alfa”. Sipas mediave maqedonase, autori i këtij sulmi ka theksuar në bisedën informative me inspektorët policor se për sulmin ishte inspiruar duke ndjekur filma.

Një sulm me koktej molotovi është kryer mbrëmë para hyrjes së ambasadës së SHBA-ve në Shkup.

Policia ka bërë të ditur se sulmuesi është një 37 vjeçar nga Shkupi, i cili është afruar pranë ambasadës dhe se në një distancë prej 20 metrave ka hedhur një shishe me koktej molotovi.

Sulmuesi menjëherë ka ikur në drejtim të panjohur, mirëpo është arrestuar nga njësiti policor “Alfa”. Sipas mediave maqedonase, autori i këtij sulmi ka theksuar në bisedën informative me inspektorët policor se për sulmin ishte inspiruar duke ndjekur filma.

Ekipet e MPB kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, me ç`rast është konstatuar se kokteji i molotovit ka rënë 15 metra larg hapësirës pranë portës hyrëse të ambasadës dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.INA

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *