Home / Lajme / Maqedoni / Sulmohet baza ushtarake në Kabul, ushtarët e ARM-së në gjendje të mirë

Sulmohet baza ushtarake në Kabul, ushtarët e ARM-së në gjendje të mirë

13 nëntor-Lajmi është konfirmuar edhe nga ministri i mbrojtjes, Fatmir Besimi, i cili ka informuar se gjithçka ka kaluar pa pasoja dhe se nuk ka të plagosur nga ky sulm i forcave talebane. Gjendja e mirë e ushtarëve është konfirmuar edhe nga komanda e NATO-s në Afganistan.

Sulmohet baza ushtarake në Kabul, ushtarët e ARM-së në gjendje të mirë

Baza ushtarake e misionit ISAF të NATO-s në Kabul të Afganistanit u sulmua sot në mëngjes, ku janë vendosur edhe ushtarët e kontigjentit të Maqedonisë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga ministri i mbrojtjes, Fatmir Besimi, i cili ka informuar se gjithçka ka kaluar pa pasoja dhe se nuk ka të plagosur nga ky sulm i forcave talebane. Gjendja e mirë e ushtarëve është konfirmuar edhe nga komanda e NATO-s në Afganistan.

Policia tha se një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën gjatë sulmit.

Policia tha se raketat u hodhën të martën në mëngjes në kryeqytetin afgan, pranë një stacioni televiziv privat dhe në afërsi të një zone zyrash që përdoren nga shërbimi i inteligjencës afgane.

Ky ishte sulmi i parë në Kabul që nga shtatori, kur një makinë bombë, që kishte në shënjestër punëtorë të huaj, vrau të paktën tetë persona nga Afrika Jugore dhe katër civilë afganë. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *