Home / Lajme / Maqedoni / Takimi Thaçi – Mesiç në Tetovë

Takimi Thaçi – Mesiç në Tetovë

7 nëntor-aqedonia është e bllokuar, biseduam edhe për çështje tjera, por sigurisht se biseduam edhe për kohën e tranzicionit që ndodhi në Jugosllavi , përkujtuam momentet kur kam qenë student në Prishtinë dhe e kam ndjek veprimtainë poltike të Presidentit në çdo kohë dhe kam një përshtypje shumë pozitive”, theksoi Thaçi.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi sot në selinë qendrore të partisë priti në takim ish Presidentin e Republikës së Kroacisë z.Stjepan Mesiç. Përpara fillimit të takimit Kryetari i PDSH-së, i dhuroi Presidentit Mesiç një gravurë me motiv “Akti i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 1912”.

Pas takimit, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi për mediat e pranishme u shpreh: “Me kënaqësi sot prita Kryetarin Mesiç, biseduam për shumë çështje, unë shpreha brengën tonë për bllokimin të procesit integrues të Maqedonisë për shkak se të gjitha shtetet që dolën prej ish Jugosllavisë tash më janë në një orientim të drejtë të procesit integrues , kurse Maqedonia është e bllokuar, biseduam edhe për çështje tjera, por sigurisht se biseduam edhe për kohën e tranzicionit që ndodhi në Jugosllavi , përkujtuam momentet kur kam qenë student në Prishtinë dhe e kam ndjek veprimtainë poltike të Presidentit në çdo kohë dhe kam një përshtypje shumë pozitive”, theksoi Thaçi.

Ndërsa ish Presidenti kroat Stjepan Mesiç për mediat tha: “Patëm mundësi të ndrrojmë mendime lidhur me ndodhitë e së kaluarës, por edhe të asaj cka na pret në të ardhmen, të gjithë e dini se çka i ka ndodhi këtij rajoni para disa viteve, por edhe historikisht. Por tash jemi këtu për të biseduar për disa procese të tjera, tash të gjithë forcat pozitive angazhohemi për bashkim sa më të shpejt me europën. Evropa jug-lindore duhet të gjejë vendin e vet në familjen e madhe evropiane, por paraprakisht edhe Europa duhet të zgjidhë disa probleme të veta, duhet të zgjidhë problemet institucionale, problemet në sektorin financiar si në sferën fiskale ashtu edhe monetare, që mos të ndodhë ndonjë rast si Greqia apo edhe më keq” deklaroi ish-presidenti kroat Mesiç.

“Sa i përket Evropës jug-lindore, të gjithë shtetet përbërëse të saj duhet sa më shpejt të integrohen në BE, të adoptojmë rregullativën evropiane në institucionet tona, por edhe të hapen kufijtë, kur të hapen njëherë e përgjithmonë këta kufij do të ndalojmë së menduari për luftë, sepse të gjitha luftërat që kanë ndodhur në këto treva, kanë ndodhur pikërisht për çështje kufijsh, prandaj me hapjen e kufijve motive për luftë nuk do të ketë, madje do të bëhemi faktor për stabilitet. Do të jemi shembull për të gjithë kontinentin se si jetohet në paqe”, deklaroi ish-presidenti kroat.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *