Home / Sport / Tetova organizon ‘Kupën e Flamurit’

Tetova organizon ‘Kupën e Flamurit’

“Jemi të lumtur dhe të nderuar që kemi rastin të organizojmë këtë turne, duke nderuar jubileun e madh të 100 vjetorit të pavarësisë. Në këtë turne do të marin pjesë Shkëndija e Tetovës, Liria e Zherovjanit, Elbasani nga Shqipëria dhe Theranda nga Kosova. Turneu do të zhvillohet të ejnten dhe të premten, gjegjësisht me datë 22 dhe 23 nëntor. Shpresoj që të kalojmë mirë dhe me këtë rast ftoj të gjithë sportëdëshësit dhe gjithë qytetarët që të na bashkangjiten në këtë manifestim sportiv, për të shënuar në mënyrë më të denjë festën e madhe shqiptare, 100 vjetorin e Pavarësisë”, deklaroi njëri prej anëtarëve të Këshillit Organizativ, Durim Luma.

Deri sa orfrohet 28 nëntori dhe festa qëndrore e 100 vjetorit të pavarësisë, në gjitha trojet shqiptare nuk mungojnë organizimet e ndryshme për shënimin e këtij jubileu të madh të shtetit shqiptar. Në këtë drejtim nuk mungojnë edhe organizimet sportive dhe një prej shumë të tillëve do të jetë edhe turneu mbarëkombëtar i volejbollit, ‘Kupa e Flamurit’. Edhe kjo ngjarje sportive mbahet në kuadër të projektit ‘100 vjet pa Shqipërinë’, për kremtimin e njëqind vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar. “Jemi të lumtur dhe të nderuar që kemi rastin të organizojmë këtë turne, duke nderuar jubileun e madh të 100 vjetorit të pavarësisë. Në këtë turne do të marin pjesë Shkëndija e Tetovës, Liria e Zherovjanit, Elbasani nga Shqipëria dhe Theranda nga Kosova. Turneu do të zhvillohet të ejnten dhe të premten, gjegjësisht me datë 22 dhe 23 nëntor. Shpresoj që të kalojmë mirë dhe me këtë rast ftoj të gjithë sportëdëshësit dhe gjithë qytetarët që të na bashkangjiten në këtë manifestim sportiv, për të shënuar në mënyrë më të denjë festën e madhe shqiptare, 100 vjetorin e Pavarësisë”, deklaroi njëri prej anëtarëve të Këshillit Organizativ, Durim Luma, i cili njëkohësisht pret paraqitje të denjë nga skuadra e tij Shkëndija. ‘Kupa e Flamurit’ fillon të ejnten në orën 16:00 me ndeshjen e parë, ndësa në orën 18:00 do të zhvillohet takimi i dytë. Ndërkohë ndërmjet këtyre dy ndeshjeve është paraparë të zhvillohet ceremonia zyrtare e hapjes së këtij manifestimi. Në ditën e dytë, të premten më 23 nëntor, në orën 14:00 do të zhvillohet dueli për vendin e tretë, ndërsa në orën 16:00 në program është finalja, kur do të mësohet edhe emri i skuadrës që do të fitojë trofen e ‘Kupës së Flamurit, në përvejtorin e 100 të shtetit shqiptar.

Turneu do të zhvillohet në sallën e sporteve të shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë sipas këtij orari :

E enjte 22.11.2002
Ndeshja e parë: Shkëndija – Liria 16:00
Ndeshja e dytë: Elbasani – Theranda 18:00

E premte 23.11. 2012
Ndeshja për vendin e tretë në orën 14:00
Ndeshja për vendin e parë në orën 16:00

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *