Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë, portret gjigand për Arbën Xhaferin

Tetovë, portret gjigand për Arbën Xhaferin

Një portet gjigand është zbuluar të shtunën në qendër të Tetovës me figurën emblematike të Partisë Demokratike Shqiptare, Arbën Xhaferi. Portreti që është me përmasa 6 metra i gjatë dhe 4 i gjerë, u zbulua nga kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, i cili ishte i shoqëruar nga kreu i LSI-së Ilir Meta dhe Daut Haradinaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Një portet gjigand është zbuluar të shtunën në qendër të Tetovës me figurën emblematike të Partisë Demokratike Shqiptare, Arbën Xhaferi. Portreti që është me përmasa 6 metra i gjatë dhe 4 i gjerë, u zbulua nga kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, i cili ishte i shoqëruar nga kreu i LSI-së Ilir Meta dhe Daut Haradinaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Pas zbulimit të këtij protreti në Pallatin e Kulturës në Tetovë, u mbajt ceremonia solemne ‘100 vite pa Shqipërinë’ kushtuar 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar.

Sadi Bexheti, kryetar i Komunës së Tetovës, theksoi: “Gjatë promovimit para tetë muajve të projektit ‘100 vite pa Shqipëri’, ne paralajmëruam që ky projekt synon të artikulojë eksiztencën autentike, kulturore, politike dhe gjeografike të shqiptarëve të Maqedonisë në rrjedhat historike, në të tashmen dhe të ardhmen.”

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, tha se 28 Nëntori është datë e veçantë për të gjithë shqiptarët, por shtoi se këtë festë nuk e përjetojnë të gjithë njësoj: “100 vite pa Shqipëri” për ne shqiptarët që na mungon liria e që na mungon Shqipëria, kanë qenë dhe janë vite shumë të vështira, vite me gjak e lot, me vrasje e dëbim nga trojet tona, me burgje dhe tortura. 24 mijë të burgosur politikë shqiptarë për 100 vjet në Maqedoni, me qindra mijëra shqitparë të larguar me dhunë për Turqi dhe vendet tjera.”

Të pranishmive në ceremoni iu drejtua edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, i cili tha se 100 vitet e ardhshme do të jenë vitet e bashkimit të shqiptarëve: “100 vitet që vijnë janë 100 vitet me Shqipërinë, janë 100 vite ndryshe nga këto që po kalojmë. Këto kanë qenë 100 vite të vështira edhe për Shqipërinë, kanë qenë 100 vite të përpjekjeve të jashtëzakonshme të një gjaku pa mbarim që është derdhur përpara shpalljes së pavarësisë, pas shpalljes së pavarësisë dhe në vazhdimësi.”

Pas përfundimit të ceremonisë, në qendër të Tetovës është organizuar një koncert i madh për nder të shënimit të 100-vjetorit të shtetit shqiptar.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *